Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Bazmul

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka fjala: “Unë marr nga të gjithë atë që më bën dobi mua dhe e lë atë që nuk më bën dobi”?

Përgjigje: Unë them se ky person do që të mbledhë të gjithë sherrin, me imazhin që gjasme ai po mbledh ato që janë të mira. Sepse kur ti thua që po merr nga ky njeri ato gjëra që të bëjnë dobi ty dhe po i lë ato gjëra që nuk të bëjnë dobi, kështu ti e ke devijuar veten tënde dhe ke devijuar të tjerët. Qysh paske mundësi ti që të bësh dallim? Meqë ti paske mundësi që të bësh dallim, atëherë ti nuk ke nevojë që të marrësh nga ky e të marrësh nga ai, porse do të merrje direkt nga haku dhe nga burimi.

Prandaj, kur i thanë Imamit Ahmed Ibën Hanbel: “A të marrim fjalën tënde apo të marrim fjalën e Malikut apo fjalën e Theurit apo fjalën e Euza’it?” Ai tha: “Lëreni fjalën time, fjalën e Theurit, fjalën e Euza’it dhe fjalën e Malikut, porse merrni nga burimi ku kanë marrë ata!” Nëse kjo fjalë është thënë për ata imamë të mëdhenj, atëherë më parësore është që të thuhet për këto sekte e xhemate. Lëri të gjitha ato o biri im dhe përmbaju rrugës së drejtë. Ti e ke detyrë që t’i përmbahesh rrugës së drejtë, ti e ke detyrë që t’i përmbahesh rrugës që ndoqi i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ka ardhur në hadith se i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – bëri në tokë një vijë të gjatë dhe në dy anët e saj bëri disa vija të tjera të shkurtra. Pastaj ai tregoi me gishtin e tij te kjo vija e drejtë dhe recitoi ajetin:

﴿وَأَنَّ هَٰذَا صِرَٰطِي مُسۡتَقِيمٗا فَٱتَّبِعُوهُۖ وَلَا تَتَّبِعُواْ ٱلسُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمۡ عَن سَبِيلِهِۦۚ﴾

Me të vërtetë që kjo është rruga Ime e drejtë andaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugët e tjera sepse ato do t’ju largojnë nga rruga Ime.” El-En’am, 153

Me të vërtetë që në krye të secilës prej këtyre rrugëve qëndron një shejtan, kush e ndjek atë do të hyjë në Zjarrin e Xhehenemit dhe kush më ndjek mua do të hyjë në Xhenet.”

Prandaj, përmbaju rrugës së drejtë, me të cilën erdhi i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, e kështu do të jesh i udhëzuar me lejen e Allahut të Lartësuar.

 

Përktheu: Alban Malaj