Bismilah...

📖Burimi: Bejaan Fesaad el-Miëjaar, fq.24

 

Unë nuk pretendoj që jam i pagabueshëm dhe i përsosur në asnjërën prej veprave të mia akademike apo edhe në veprat e tjera. As nuk e ka pretenduar këtë gjë ndokush nga njerëzit që kanë dituri dhe intelekt. Dijetari mund të bjerë në gabime dhe kundërshtime të shumta kundrejt Kur'anit dhe Sunetit, e lëre më pastaj në gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore.

Dijetari mund të kërkojë për ndonjë hadith apo për biografinë e ndonjë transmetuesi në referencat që disponon por nuk has asgjë për të, prandaj ai justifikohet. Ai mund të jetë imam në ndonjë fushë të diturisë, por prapëseprapë i gjejnë atij gafa në fushën e tij të specializimit. Ja ku është Sibeuejhi, imami i gjuhës arabe; i ka kapur atij Ibën Tejmija 80 gabime. Sa e sa dijetarë të fik'hut kanë gabimet e tyre? Sa e sa dijetarë të hadithit dhe tefsirit kanë gabimet e tyre të shumta?

Të gjitha këto gabime nuk i dëmtojnë ata dijetarë dhe as nuk ua ulin atyre pozitën që kanë, ngaqë pozita e njeriut bie nëse ai bën gjynahe të mëdha apo zhytet në bidate apo armiqëson Ehli Sunetin. Pikërisht ky është menhexhi i Ehli Sunetit dhe Xhematit. Ndërsa njerëzit e bidateve, sidomos ata që janë inatçinj prej tyre, për shkak të zellit të madh që kanë për të rrëzuar njerëzit e Sunetit, ata gëzohen kur gjejnë këto gafa, nga të cilat nuk shpëton dot askush, sepse ata mendojnë se e gjetën atë që ëndërronin dhe shpresonin të gjenin, që të hakmerren për krerët e tyre që kanë dalë nga menhexhi i Ehli Sunetit, qoftë në akide e qoftë në sheriat, duke i bërë me dashje shumë prej atyre devijimeve.

Kur ata gjejnë disa prej atyre gafave që nuk të dëmtojnë në fund të fundit, ata i bëjnë ato gafa sikur të jenë bidate të hatashme dhe i paraqesin si gjynahe shkatërrimtare e fatale... të tilla gabime në shumicën e të cilave bien disa prej imamëve të fesë por që nuk i dëmtojnë ata. Kështu pra, ata njerëz të gjorë fluturuan nga gëzimi kur gjetën këto gafa, pastaj i zmadhuan dhe i përhapën gjithandej me tituj bombastikë, që u shkon për shtat ajo fjala e urtë, "E bënë qimen tra!" Por, nga ana tjetër ata nuk e kuptojnë që po thërrasin kundër veteve të tyre me këtë metodë, ngaqë ata janë njerëzit më injorantë rreth menhexhit të Ehli Sunetit dhe Xhematit, në dallimin mes atyre gabimeve që të rrëzojnë dhe gabimeve që nuk të rrëzojnë."

 

Përktheu: Alban Malaj