Bismilah...

 

Autor: Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi
Burimi: el-Fetaua el-Xhelijje, fq. 10

 

Pyetje:

Ç’mendim keni rreth atyre që thonë se dijetarët nuk duhet ta refuzojnë njëri-tjetrin në këtë kohë ngase kjo do t’i forcojë armiqtë dhe do të shkaktojë përçarje në rradhët (e Muslimanëve)?

Përgjigje:

“Këto janë fjalë të pavlera dhe janë një pretendim i pështirë. Qëllimi që fshihet pas tyre është që të hiqet fare urdhërimi për të mirë dhe ndalimi i të keqes. Dhe ajo çfarë kërkohet me to është shfuqizimi i sqarimit të së vërtetës. Origjina e këtyre fjalëve gjendet në thënien e Hasen el-Benës, Allahu e faltë atë dhe ne:

Me të vërtetë Muslimanët janë që të gjithë Muslimanë. Kibla e tyre është një, Kur'ani i tyre është një dhe Pejgamberi i tyre është një – kështu që s’duhet të ketë ndarje.

Duke u bazuar tek kjo, ai i bënte bashkë Selefitë me Sufistët, Shijat dhe Mu’tezilët, duke thënë: “Që të gjithë ata janë Muslimanë.

Ai e mbështeti këtë deklaratë në parimin të cilin e shpiku vetë, kur tha: “Ne do të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në atë që pajtohemi dhe do ta justifikojmë dhe do ta falim njëri-tjetrin për atë që kundërshtohemi.

Ky është një parim i pabazë, të cilin dijetarët e kanë refuzuar dhe i kanë sqaruar papajtueshmëritë që përmban ai.”

 

Përktheu Alban Malaj