Bismilah...

 

Burimi: [http://www.sahab.net/sahab/showthread.php?threadid=298711]
Shkëputur nga kaseta me titull: “A është Xherhi dhe Te’dili specifik vetëm për Transmetuesit e Hadithit?”

Pyetje:

Shejkhu ynë, Allahu ju ruajt, dëgjojmë shumë herë që e përmendni termin “et-Temeju”. Ne shpresojmë që të na i shpjegosh përdorimin e tij dhe çfarë mendoni ju lidhur me atë që e refuzon përdorimin e këtij termi?

Shejkh Rabij' bin Hadij:

“Ai (term) nuk përdoret në aspektin terminologjik dhe është është një fjalë bashkohore që është thënë. Por ajo çfarë ka për qëllim ky term janë një grup njerëzish që kanë ardhur në usulet (bazat) e Islamit dhe po i shkrijnë ato, po i zbusin dhe po i ulin vlerat e tyre. Madje ata po i luftojnë ato, Allahu ju bekoftë.

Dhe ata e përshkruajnë – pra Menhexhin Selefij – qëndrimin e paepur para Njerëzve të Bidatit (Ehlul-Bid’ah) dhe mbrojtjen e Sunetit si ashpërsi (shiddah). Ata e cilësojnë këtë si shiddah, e cilësojnë si ekstremizëm (guluw), por ata kanë shpifur dhe kanë sajuar gënjeshtër.

Betohem në Allahun, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, se shiddah (ashpërsia) nuk gjendet sot mes Selefive të thjeshtë (miskinë). Dhe sigurisht, pak rëndësi ka se sa të ashpër janë Selefitë në përplasjen dhe përballjen me të pavërtetën (batil) dhe bidatet, ata as që nuk arrijnë një të njëqindën e ashpërsisë që kishin Selefët kundër Njerëzve të Bidatit (Ehlul-Bid’ah), saqë Selefët i vrisnin ata (Bidatçijtë), i dëbonin, i bojkotonin, i godisnin dhe i poshtëronin. Kurse Selefitë nuk kanë asgjë (nga ashpërsia që kanë patur Selefët) dhe janë të varfër.

 

Përktheu Alban Malaj