Bismilah...

 

Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij

Kjo pyetje i është bërë Shejkhut më 20 Sefer 1424 Hixhrij [4/26/2003] mbas mësimit të tij “Menhexhul-Enbija”:

“Disa njerëz na thonë se ne jemi të dobët dhe nuk jemi të aftë t’i refuzojmë Hizbitë, andaj (sipas tyre) ne nuk duhet t’i refuzojmë Hizbitë. Çfarë këshille do të jepni ju o Shejkh?”

Përgjigje: “Sido që të jetë, Selefizmi nuk ka arritur në këtë gradë dobësie e disfate lavdi Allahut. Në çdo kohë Selefitë urdhërojnë të mirën dhe ndalojnë të keqen. Ata paralajmërojnë kundër bidateve dhe fitnexhinjve. Gjithsesi, nëse ky njeri i bidatit rri i heshtur, atëherë lëreni të vdesë me bidatin e tij dhe mos e përmendni. Por nëse ai ka qenë aktiv në përhapjen e bidatit, devijimit dhe fitnen e tij, atëherë nuk lejohet të heshtësh para kësaj të keqeje! Dhe çdo Musliman sot në çdo vend, qoftë Selefi apo jo, ka mundësi të thotë një fjalë të vërtetë, por me urtësi, me fakte e argumente.

Nëse ky bidat është përhapur dhe i ka prekur të rinjtë, ndërsa ju thoni se jeni të dobët… gjendja nuk është e tillë, sepse pasha Allahun ata nuk janë të aftë që t’ju burgosin dhe as nuk janë të aftë që t’ju vrasin.

Ata nuk mund ta bëjnë këtë në asnjë vend lavdi Zotit. Ky është një bekim. “Nuk do të pushojë së ekzistuari një grup që janë të qartë tek e vërteta.” Ata janë të qartë, thëniet e tyre janë të qarta, argumentet e tyre janë të qarta dhe veprimet e tyre janë të qarta poashtu, lavdi Allahut. Ata nuk do të dëmtohen nga ata që i kundërshtojnë apo ata që i tradhëtojnë, derisa të vijë premtimi i Allahut. E rëndësishme është që metodat duhet të jenë të ndershme dhe duke përdorur urtësi dhe argumente. Allahu ju bekoftë. Dhe nëse situata është kështu, (atëherë ju duhet të flisni) pavarsisht nëse kjo u pëlqen hizbive apo jo, dhe ata kurrë nuk kanë për t’u kënaqur ndonjëherë.

Gjithashtu, nëse ata marrin guximin që të përhapin të pavërtetat e tyre dhe e mbushin botën me to duke përdorur metodat e tyre të ndryshme, atëherë, nëse ju rrini të heshtur dhe unë rri i heshtur, kur do ta marrin vesh të vërtetën njerëzit, siç ka thënë edhe Imam Ahmedi rahimehullah. Kështu që, refuzimi i tyre është obligim, Allahu ju bekoftë.”

Pyetje: “A duhet parashtruar kjo çështje (e refuzimit të Hizbive) gjithmonë tek njerëzit e dijes, ngase disa thonë: “Ju nuk duhet t’i refuzoni hizbitë vetë sepse jetoni në Perëndim, mirëpo ju duhet të ktheheni tek njerëzit e dijes dhe thoni atë që do të thonë ata”?

Përgjigje: “Nëse është e mundur që të kthehet tek njerëzit e dijes, atëherë kjo është në rregull, dhe përmendni fjalët e tyre. Por nëse kjo nuk është e mundur dhe bidati i tyre është i qartë, devijimi i tyre është i qartë dhe ju mund ta sqaroni (çështjen e tyre) edhe nëse jeni studentë të dijes, atëherë sqarojeni (çështjen e tyre). Nëse nuk jeni të aftë, atëherë nuk ju lejohet që të flisni për Fenë e Allahut, absolutisht jo. Mos flisni përveç se me dije.

وَلَا تَقۡفُ مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٌ‌ۚ إِنَّ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡبَصَرَ وَٱلۡفُؤَادَ كُلُّ أُوْلَـٰٓٮِٕكَ كَانَ عَنۡهُ مَسۡـُٔولاً۬

Dhe mos fol pa dije. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra do të merren në pyetje (në Ditën e Gjykimit).” [el-Isra, 36]

Madje edhe Dijetarit nuk i lejohet të flasë përveç se atëherë kur ai ka dije, fakte dhe argumente. Kjo është e folur rreth Fesë së Allahut, Allahu ju bekoftë.”

 

Përktheu Alban Malaj