Bismilah...

Autor: Lexhnetud-Daimeh

Burimi: Mexhmu`u Fetaua el-Lexhneh, fetvaja nr. 6093, vëll. 5, fq. 210

 

Pyetje: Cili është gjykimi i Islamit rreth heqjes së qimeve të fytyrës dhe kam për qëllim zonën e mustaqeve, kur qimet janë të dukshme apo normale. A lejohet heqja e tyre apo kjo gjë është njësoj si heqja e vetullave? Po ashtu edhe qimet e kërcinjve dhe krahëve.

 

Përgjigje: Lavdia i takon vetëm Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi Familjen dhe Shokët e tij, e më pas:

Nuk ka gjë që gruaja t’i heqë qimet e mustaqeve, të kofshëve, të kërcinjve dhe të krahëve. Dhe kjo gjë nuk është si heqja e vetullave, e cila është haram.

Dhe prej Allahut vjen suksesi.

 

Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, mbi Familjen dhe Shokët e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Studime Shkencore dhe Fetva

Kryetar: Abdul-Aziz Ibën Abdullah Ibën Baz

Zv/Kryetar: Abdur-Rrazzak Afijfij

Anëtar: Abdullah Ibën Gudejan

Anëtar: Abdullah Ibën Ku’ud

 

 

Përktheu: Umm ‘Akil