Autor: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Thelbi është se ideja e ndalimit të bijave Muslimane nga poligamia, është një ide e rrezikshme shumë dhe që bie ndesh me Sheriatin Islam. Ato e kanë detyrë t’i flakin tej tekat personale dhe të përulin vetet e tyre para dispozitave të Sheriatit, sepse përndryshe ato nuk janë Muslimane me të vërtetë të devotshme, siç mund të ketë ndonjë prej tyre që pretendon se është e kapur pas Fesë. Porse, kur ajo përballet me të tillë dispozitë Sheriatike, ajo bëhet arrogante.
Dhe Allahu – ‘Azze ue Xhel-le –thotë në Kur’anin Fisnik:
فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا ﴿٦٥﴾
“Por jo, për Zotin tënd, ata nuk besojnë me të vërtetë derisa të të marrin ty për të gjykuar në të gjitha kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” En-Nisa, 65
Prandaj, ne i këshillojmë gratë, madje dhe vajzat e reja që të çlirohen nga mendimi i çështjes së ndalimit të poligamisë përveç në rast domosdoshmërie. Përkundrazi, poligamia është e lejuar edhe pa patur domosdoshmëri dhe kjo është me e mirë për të rinjtë Muslimanë, qoftë edhe nga aspekti i epshit, që ta kënaqë dëshirën e tij me hallall me gruan e dytë, sesa ta kënaqë dëshirën e tij me harram, duke bërë shoqe e dashnore me harram. Dhe Allahu na ndihmoftë.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj