Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/node/2324
Pyetje: Një grua pyet për mënyrën e marrjes së guslit nga menstruacionet dhe xhunubllëku me anë të pajisjeve bashkëkohore si dushi, çezma etj..
Përgjigje: Së pari, gruaja pastrohet me ujë nga menstruacionet dhe lehonia, po ashtu, me ujë pastrohet edhe burri që është xhunub dhe gruaja që është xhunube. Secili prej tyre i lan me ujë gjurmët e gjakut apo të papastërtive të tjera përreth organit, pastaj marrin abdes si abdesi që marrin për të falur namazin. Gruaja me menstruacione, me lehoni dhe ai që është xhunub marrin abdes si për namaz, e më pas e hedhin ujin mbi kokë tre herë, pastaj mbi trup, duke filluar nga ana e djathtë pastaj nga ana e majtë, pastaj e plotësojnë gjithë guslin. Ky është suneti dhe kështu është më mirë. Por nëse e hedh ujin mbi trup vetëm një herë, kjo majfton kur merr gusl nga xhunubllëku, menstruacionet dhe lehonia.
Dhe është e pëlqyeshme për gruan që kur merr gusl nga menstruacionet dhe lehonia që të lahet me ujë dhe sidër. Kjo është më mirë që të bëhet. Ndërsa xhunubi ska nevojë për sidër, vetëm uji mjafton. Dhe nëse bëhet larja me çezmë, me dush apo duke marrë ujë nga pellgu apo nga ena apo të tjera, të gjitha këto lejohen, lavdi Allahut.
Përktheu: Umm ‘Akil