Bismilah...

Autor: Imam Abdul-Aziz ibën Baz

Burimi: Nurun ‘ala Derb, vëll. 21, fq. 281.

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/8176

Pyetje: Një pyetës nga republika Arabe e Egjiptit që punon në Jordani, thotë: Shejkh i nderuar, çfarë gjykimi ka gruaja e cila nuk i bindet burrit të saj për çështje të fesë dhe të dunjasë, a duhet ajo të ndahet?

Përgjigje: Ai e ka detyrë që ta këshillojë, ta udhëzojë për në mirësi dhe ta dënojë. Dënim (rrahje) i përshtatshëm dhe i lehtë në të cilin nuk ka dëmtim e as rrezik. Pra, dënim që nuk është i dëmshëm, me qëllim që gruaja të përmirësohet. Por, nëse dënimi dhe këshilla nuk bën dobi, atëherë nuk ka ndalesë për ndarjen e saj, mirëpo ai duhet të përpiqet që ta edukojë atë, së pari me fjalë, këshilla dhe udhëzim apo largim nga shtrati. E largon atë nga shtrati dhe nuk i flet tre ditë apo e largon nga shtrati aq sa të dojë derisa ajo të përmirësohet. E nëse nuk i bën dobi këshilla e as largimi nga shtrati, atëherë s’ka problem që ta ndëshkojë atë (duke e rrahur lehtë) ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar e i Lartësuar:

وَاللَّاتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلَا تَبْغُوا عَلَيْهِنَّ سَبِيلًا إِنَّ اللَّـهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا

“E ato që ua keni frikë kryelartësisë së tyre (mosbindjes), këshillojini ato (së pari), (pastaj) largohuni nga shtrati, (e më në fund) edhe rrihni (lehtë), e nëse ju binden, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Pa dyshim se Allahu është më i Larti, më i Madhi.” En-Nisa, 34

Por, ndëshkimi nuk duhet të lë pasoja (gjurmë) dhe duhet të jetë i lehtë, duke shpresuar që ajo të përmirësohet. E nëse nuk përmirësohet, më mirë është të ndahet. Nëse nuk përmirësohet dhe nuk e kryen obligim e saj, atëherë më mirë është që të ndahet, ta ndash njëherë. Ndoshta Allahu i jep atij një grua më të mirë se ajo. Por, nëse ajo grua nuk falet, atëherë është detyrë që të ndahet. Nëse refuzon të falet, është detyrë që të ndahet, sepse lënia e namazit është kufër. E nëse mos-bindja e saj ka të bëjë me të drejtat e tij në marrëdhënie intime, në gatim, në pastrimin e shtëpisë apo gjëra të ngjashme apo në daljen e saj nga shtëpia pa lejen e tij, për këto gjëra që janë midis atyre dyve, nuk ka problem që ai për këtë ta edukojë, ta këshillojë atë, ta udhëzojë atë për në mirësi dhe të ketë durim ndaj saj (se do të përmirësohet).

E në qoftë se ajo është e dobët në fe, atëherë ndarja e saj është më mirë. E ajo që nuk falet, ai nuk duhet ta mbajë atë. Nëse nuk falet, është obligim që ta ndajë, për shkak të fjalës së Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

‏ بَيْنَ الرَّجُلِ وَبَيْنَ الشِّرْكِ وَالْكُفْرِ تَرْكُ الصَّلاَةِ ‏

Midis njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.”

Kështu është edhe për gruan, dispozitat (sheriatike) i përfshijnë të gjithë.

Për këtë arsye, në një hadith tjetër ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:

‏ الْعَهْدُ الَّذِي بَيْنَنَا وَبَيْنَهُمُ الصَّلاَةُ فَمَنْ تَرَكَهَا فَقَدْ كَفَرَ ‏ ‏‏

“Marrëveshja midis nesh dhe atyre është namazi, ai që e lë namazin, ka bërë kufër.”

Andaj, çështja e namazit është gjë e madhe, sepse ai është shtyllë e Islamit. Ai burrë apo ajo grua që e lë namazin, ka bërë kufër.

E lusim Allahun për mirëqenie.

Përktheu: Jeton Shasivari