Bismilah...

Autor: Shejkhul-Islam ibën Tejmijeh

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua, vëll. 35, fq. 299

 

 

Gruaja e devotshme për shumë vite është në shoqërinë e bashkëshortit të saj – burrit të devotshëm. Ajo është kënaqësia e tij për të cilën i Dërguari i Allahut ka thënë:

الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَخَيْرُ مَتَاعِهَا الْمَرْأَةُ الْمُؤْمِنَةُ إنْ نَظَرْت إلَيْهَا أَعْجَبَتْك؛ وَإِنْ أَمَرْتهَا أَطَاعَتْك وَإِنْ غِبْت عَنْهَا حَفِظَتْك فِي نَفْسِهَا وَمَالِك

“Kjo botë është kënaqësi, kurse kënaqësia më e mirë e saj është gruaja besimtare. Kur e shikon atë, të mahnit, dhe kur e urdhëron, të bindet. Kur ti je larg, ajo e ruan veten e saj dhe pasurinë tënde.”

 

Është ajo grua është për të cilën ka urdhëruar Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në fjalën e tij kur e pyetën muhaxhirët se çfarë pasurie të marrim, ai tha:

لِسَانًا ذَاكِرًا؛ وَقَلْبًا شَاكِرًا أَوْ امْرَأَةً صَالِحَةً تُعِينُ أَحَدَكُمْ عَلَى إيمَانِهِ

“Një gjuhë që përmend Allahun, një zemër që falenderon Allahun apo një grua të devotshme që e ndihmon ndonjërin prej jush në imanin e tij.”

Këtë e transmeton Tirmidhiu nga hadithi i Salim bin Ebij el-Xh’ad, nga Thubani.

 

Nga ana e saj ka dashuri dhe mëshirë me të cilën Allahu i Lartësuar e ka begatuar atë në Librin e Tij, dhe si rrjedhojë, dhimbja e ndarjes ndonjëherë është më e rëndë për të se vdekja, më e rëndë se humbja e pasurisë, më e rëndë se largimi nga vatani, e sidomos nëse ndonjëri nga ata dy ka ndonjë lidhje apo kanë fëmijët të cilët humbasin me ndarjen (e prindërve) dhe gjendja e tyre shkatërrohet.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari