Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Nurun 'ala Derb, 221

 

 

Pyetje: Kjo dëgjuese (me emrin) Hissah E. E. nga Rijadi, thotë: Tre ditë para lindjes ka dalë prej saj ujë i shoqëruar me dhimbje, a është kjo lehoni?

 

Përgjigje: Kjo nuk është lehoni, sepse lehonia është gjak e nuk është ujë. Gjithashtu, nuk është lehoni përveç se nëse shoqërohet me dhimbjet e paralindjes dy apo tre ditë përpara. Por nëse gjaku paraqitet shumë kohë para lindjes, atëherë ajo nuk është lehoni, ngaqë lehonia është gjaku që del gjatë lindjes apo para lindjes dy apo tre ditë, i shoqëruar me dhimbjet e lindjes. Ndërsa vetëm uji nuk është prej lehonisë.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari