Bismilah...

Autor: Shejkh Salih bin Abdul-Aziz bin Muhamed Ali Shejkh

 

 

Allahu – i Madhëruar dhe i Lartësuar – i ka caktuar burrit një gradë më të lart se ajo gruas, duke thënë:

 

﴿وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ﴾

“Burrat kanë një gradë mbi gratë” el-Bekare, 228 [1]

 

Allahu – i Madhërishëm dhe i Lartësuar – e ka graduar burrin për shkak të shpenzimeve që bën ai; e ka graduar burrin për shkak të veçorive që i ka falur atij. Burri është kujdestari i gruas për shpenzimet dhe harxhimet që bën; udhëheqësi i saj në urdhëresa dhe ndalesa.

 

Gruaja e ka detyrë që t’i bindet burrit në atë që është bindje ndaj Allahut dhe t’i bindet burrit në atë që është e mirë; ajo nuk duhet ta kundërshtojë atë duke mos iu bindur atij; të mos fus në shtëpi atë njeri që ai e urren; të mos dalë nga shtëpia vetëm se me lejen dhe pëlqimin e tij. Nga ana tjetër, gruaja nëse u përmbahet të drejtave që ka ndaj burrit të saj, ajo do të jetë prej atyre grave që e ka përmbushur obligim e saj.

 

Ka ardhur në hadith të vërtetë se, nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, e agjëron ramazanin dhe i bindet burrit, do t’i thuhet asaj: “Hyr në Xhennet përmes cilës derë të duash.”

Pa dyshim se, bindja e gruas ndaj burrit është obligim. Gruaja në marrëdhëniet me burrin e saj, duhet që t’i bindet burrit dhe të jetë e kënaqur me të; ajo të jetë që dorëzohet dhe nënshtrohet dhe të mos e bëj burrin që ai të jetë i nënshtruari dhe përuluri para saj, sepse nëse burri e bën këtë, kjo do të sjellë dëme.

 

Gjykatësit, të cilët kanë folur në lidhjet me çështjen e bindjes dhe nënshtrimit të burrit ndaj gruas dhe rastet që kanë ndodhur kur gratë kanë komanduar burrat, ka thënë se përfundimi ka qenë që gruaja nuk është kënaqur dhe nuk është gëzuar me burrin e saj, i cili i është bindur asaj, është sjellë mirë me të, dhe e ka trajtuar mirë atë; por gruaja e bëri burrin që t’i bindet asaj në çdo gjë që ajo dëshironte, dhe si përfundim, ajo e urreu burrin e vet. Sepse gruaja në natyrën e saj, ka nevojë për dikë që të kujdeset dhe ta udhëheqë atë. Nëse burri e udhëheq atë, e drejton, e edukon dhe përpiqet bashkë me të që ta bëjnë atë që i ka urdhëruar Allahu – i Madhërishëm dhe i Lartësuar – do të kenë përfundim të mirë që të dy.

 

Fundota:

[1] Shënim i përkthyesit:

 

Ibën Xherir et-Taberij – Allahu e mëshiroftë – në lidhje me tefsirin e këtij ajeti, ka thënë:

Mufesirun-ët (komentuesit e Kuranit) kanë mospajtime rreth tefsirit të këtij ajeti. Disa prej tyre kanë thënë: “Kuptimi i fjalës “derexheh” që Allahu e ka caktuar për burrat ndaj grave, është epërsia (el-fadl), që Allahu i ka graduar burrat mbi gratë në lidhje me trashëgiminë, xhihadin si dhe gjëra të ngjashme si këto.

 

Përmendja e atyre që e kanë thënë këtë:

 

·                    Na ka treguar Muhamed bin Amr, i cili thotë: se na ka treguar Ebu ‘Asim nga Isa, nga Ibën Ebi Nexhih, nga Muxhahidi se për fjalën e Tij ﴿وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ﴾    ka thënë: “Allahu i ka dhënë burrit epërsi ndaj saj, siç është xhihadi, trashëgimia si dhe në gjëra të tjera që i ka dhënë epërsi.”

 

·                    Na ka treguar el-Muthenna, si thotë se na ka treguar Ebu Hudhejfe, na ka treguar Shibël, na ka treguar Ibën Ebi Nexhih nga Muxhahidi se e kishte një mendim të këtillë.

 

·                    Na ka treguar el-Hasen bin Jahja se ka thënë na ka treguar Abdur-Rezaku, na ka treguar M’amer nga Katadeh se për ajetin ﴿وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ﴾    ka thënë: “Burrat kanë një epërsi mbi gratë në pozitë.” 

 

Disa të tjerë kanë thënë: “Madje ajo gradë (ed-derexheh) është: qeverisja (el-Imarah) dhe bindja.”

 

Ata që e kanë thënë këtë janë:

 

·                    Na ka treguar Ebu Kurejb, na ka treguar Ibën Jeman nga Sufjani, nga Zejd bin Eslem se për fjalën e Tij –﴿وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ﴾    ka thënë: “Është qeverisja – udhëheqja (el-Imarah).”

 

·                    Më ka treguar Junusi se ka thënë: na ka njoftuar Ibën Uehb, ka thënë Ibën Zejdi për fjalën e Tij ﴿وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ﴾    ka thënë: “Është bindja (e gruas ndaj burrit).” Gjithashtu ka thënë: “Gratë u binden burrave, e jo burrat t’u binden grave.”

 

Burimi: Xhami’ul Bejani ‘an Teuili Aajil Kurani, vëll. 4, fq. 121,  botimi “Daru Hixhr.”

 

 

Ibën Kethiri – Allahu e mëshiroftë – në tefsirin e këtij ajeti, ka thënë:

 

“Fjala e Tij ﴿وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ﴾  – që do të thotë: për gradën e lartë të moralit që kanë burrat, për pozitën, bindjen (që gruaja i bindet burrit), furnizimin (shpenzimet) dhe angazhimin e burrit në atë që është e dobishme, si dhe epërsinë që ka në dunja dhe ahiret. Ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

 

﴿الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاءِ بِمَا فَضَّلَ اللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ وَبِمَا أَنفَقُوا مِنْ أَمْوَالِهِمْ﴾

“Burrat janë kujdestarët (përgjegjësit, udhëheqësit) e grave, për shkak se Allahu disave u ka dhënë epërsi ndaj të tjerëve (burrave ndaj grave) si dhe për shkak të pasurisë që shpenzojnë (si mehri, harxhimet për familjen, marrja përsipër e vështirësive etj.).” en-Nisa, 34 

Burimi: Tefsirul Kuranil Adhim, vëll. 1, fq. 614, botimi “Daru Tajjibeh.”

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari