Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me të mira. Pyetësi thotë: Një i fejuar ka bërë zina (marrëdhënie jashtëmartesore) me të fejuarën e tij dy ditë para bërjes së aktit të martesës (nikahut), pastaj është martuar me të. A është e vlefshme kjo martesë?
Përgjigje: Kjo martesë nuk vlen sepse ajo është zinaqare, derisa ajo të pendohet sinqerisht dhe të mbarojnë ditët e saj të pritjes (idetit).
Me këto dy kushte:
(Kushti i parë): që ajo të pendohet sinqerisht dhe ai po ashtu të pendohet – sepse zinaqari nuk martohet derisa të pendohet. Që të dy të pendohen sinqerisht.
(Kushti i dytë): po ashtu, të pritet derisa gruas t'i mbarojnë ditët e pritjes – t'i kalojnë tre menstruacione derisa të kuptohet që nuk ka fëmijë në mitrën e saj. Pas kësaj, ai bën nikah me të. Nëse ajo lind fëmijë pas asaj marrëdhënie, atëherë ai fëmijë konsiderohet fëmijë zinaje, nuk i atribuohet babait. Porse, është fëmija e saj, fëmijë që ka ardhur si pasojë e zinasë.
Allahu na ruajtë!
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari