Burimi: Fetaua el-Lexhneti ed-Daimeh (el-Mexhmu’atu el-Uula), vëll. 17/fq. 133, nr. i fetvasë 20840
Pyetje: Në tregjet tona po shiten disa produkte zbukurimi që i përdorin gratë, siç janë: thonjtë artificialë, qerpikët artificialë dhe lentet me ngjyra. Këto thonj vendosen në gishta, qerpikët artificialë i vendosin në qerpikë dhe lentet me ngjyra i vendosin në sy që të ndryshojnë ngjyrën e syve. Meqë po pyetet shumë për këto dhe janë përhapur në mesin e grave, shpresoj nga shkëlqesia Juaj që t’ia parashtroni këtë prindit të nderuar, në mënyrë që të na këshillojë me atë që ai e sheh të udhës, Allahu e ruajttë. Allahu ju dhëntë sukses.
Përgjigje: Nuk lejohet përdorimi i thonjve artificialë, qerpikëve artificialë dhe lenteve me ngjyra, për shkak të dëmeve që shkaktojnë ato në atë vend të trupit. Po ashtu, këto nuk lejohen për shkak se janë mashtrim, trillim dhe ndryshim i krijimit të Allahut.
Suksesi vjen prej Allahut.
Paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva
Anëtar: Bekër Ebu Zejd
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah Alu esh-Shejkh
Përktheu: Jeton Shasivari