Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin

Burimi: el-Likau esh-Shehrij, 40

 

Por, është shumë për të ardhur keq që disa bashkëshortë, me këtë kam për qëllim burrat, të cilët nuk i kryejnë detyrimet e veta në lidhje me të drejtat që kanë ndaj grave të tyre, por i trajtojnë gratë sikur të jenë shërbëtore. Ky burrë s’ka hall tjetër përpos që të përmbush nevojën e tij ose që ta përdorë atë për punët e shtëpisë; ai nuk e duron atë as edhe një ditë të vetme dhe gjithmonë i flet asaj me hundë dhe e poshtëron atë.

Pas të gjitha këtyre gjërave, ky burrë dëshiron që ajo t’i kryejë detyrimet ndaj këtij! Kjo, a është padrejtësi apo drejtësi? Kjo është padrejtësi.

(Allahu i Lartësuar thotë):

وَعَاشِرُوهُنَّ

“Jetoni me to...” en-Nisa, 19

Bashkëjetesë nga të dyja palët.

بِالْمَعْرُوفِ

“...duke u sjellë mirë.” En-Nisa, 19

Por, nëse burri jep mund për të kryer detyrën që ka dhe bëhet ashtu siç ishte Profeti ynë, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duke e ndihmuar familjen e tij në punët e shtëpisë; Profeti, alejhi salatu ue selam, e milte delen për familjen, i arnonte teshat e tij, i qepte këpucët e tij dhe thoshte:

خَيْرُكُمْ خَيْرُكُمْ لِأَهْلِهِ وَأَنَا خَيْرُكُمْ لِأَهْلِي

“Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen (gruan) e tij, kurse unë jam më i miri në mesin tuaj me familjen time.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari