Shejkh Muhamed bin Salih el-Uthejmin
Marrë nga: Sahab.net
Pyetje: Kam parë shumë mospajtime midis njerëzve në lidhje me hyrjen e fëmijës tek gratë. Përsa i përket atyre që nuk janë nxënësa dijeje, kam parë neglizhencë. Kështu, disa prej tyre lejojnë që një dymbëdhjetë apo katërmbëdhjetë vjeçar të hyjë tek gratë, e disa të tjerë i lejojnë ndoshta edhe më të mëdhenj se kaq; e megjithatë ata nuk shohin gjë të keqe në këtë gjë. Dhe nga ana tjetër, kam parë disa vëllezër të kapur pas fesë së Allahut Azze ue Xhel-le, ashpërsi në lidhje me këtë gjë. Kështu, ata e ndalojnë edhe një pesë vjeçar apo ndoshta edhe një katër vjeçar, me preteksin se ata janë të mençur dhe se të shohin me vëmendje dhe janë të aftë që të dallojnë midis gruas së bukur dhe gruas së shëmtuar. Pra, cili është kriteri në këtë gjë, me argumente?
Përgjigje: Kriterin për këtë e ka përmendur Allahu Azze ue Xhel-le në Kur'an, ku thotë i Lartësuari:
وَلا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُولِي الْأِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاءِ
“Dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i kanë kuptuar ende të fshehtat e femrave (të cilat ndjellin epsh dhe dëshirë seksuale).” [en-Nur, 31]
Ky pra, është kriteri.
E nëse fëmija duket që e shikon gruan me vëmendje, e prek atë e të tjera si këto, apo anon më shumë nga ajo që është e bukur sesa nga tjetra, atëherë bëhet e ditur se ai i ka zbuluar të fshehtat e grave që ndjellin epsh dhe dëshirë seksuale. Dhe kjo ndodh vetëm pas moshës dhjetë vjeçare e lartë, përveçse nëse fëmija jeton në një ambjent ku flitet gjithmonë rreth femrave dhe epshit, e kështu ai mund të jetë i informuar rreth të fshehtave të tyre përpara se të arrijë moshën dhjetë vjeçare. Kjo është në lidhje me shfaqjen e fytyrës së gruas para tij.
Ndërsa, sa i përket qëndrimit të fëmijës vetëm për vetëm me një grua, këtu duhet patur kujdes! Kjo sepse edhe nëse fëmija është i tillë që nuk është e nevojshme të mbulohesh prej tij, mund të ndodh që nëse qëndron vetëm me një femër, ajo mund të jetë vetë e prishur e përpiqet që t’i ndjellë epsh atij; e ndoshta i ofrohet atij, e të tilla si këto gjëra...
Pra, qëndrimi vetëm për vetëm është një gjë dhe zbulimi i fytyrës së gruas përpara fëmijës është gjë tjetër. Domethënë, duhet patur kujdes nga të qëndruarit vetëm për vetëm me të se mos ajo e ngacmon fëmijën. Kur e dimë që ka gra që gjejnë kënaqësi me majmunë, çfarë mund të themi pastaj për një fëmijë shtatë apo tetë vjeçar?
[Likaa` el-Baab el-Meftuh, nr.31]
Pyetje: Sa vjeç duhet të jetë fëmija i vogël që gruaja duhet ta mbulojë fytyrën e saj nga ai?
Përgjigje: Allahu Azze ue Xhel-le nuk e ka lidhur këtë gjë me një moshë caktuar, por thotë:
أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاءِ
“...apo fëmijëve që nuk i kanë kuptuar ende të fshehtat e femrave (të cilat ndjellin epsh dhe dëshirë seksuale).” [En-Nur, 31]
Nëse ky fëmijë nuk ka fitne prej grave, nuk i tërheqin vëmendjen dhe nuk i sjell ndërmend cilësitë e saj, atëherë nuk ka gjë të keqe që ajo ta zbulojë fytyrën përpara tij. Ndërsa, nëse kuptohet prej shikimeve të tij se ai i gjurmon gratë dhe ka epsh, atëherë këtu ai ka arritur t’i kuptojë të fshehtat e femrave dhe nuk i lejohet gruas që të zbulohet përpara tij.
Dhe zakonisht kush arrin moshën dhjetë vjeçare, i kupton të fshehtat e grave.
[Likaa` esh-Shehrij lish-Shejkh Ibn ‘Uthejmin, nr.37]
Përktheu: Umm ‘Akil