Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sahab.net
Pyetje: Ç’gjykim kanë kasetat në të cilat gratë u bien defit?
Përgjigje: "Nuk lejohet inçizimi i zërave të grave, inçizimi i defit dhe hedhja e tyre në qarkullim. Por, është e pëlqyeshme që gratë t’u bien defit me rastin e martesave dhe që ato të këndojnë në përputhje me atë që është bërë e lejuar nga Ligjvënësi, të këndojnë me zë të thjeshtë, pa dridhje të zërit, pa i thurur himne femrës (nuses) dhe jo në formën e këngëve të paturpshme që gjenden sot. Por, duhet që të këndohen me një zë të zakonshëm, me zërin e zakonshëm që këndojnë gratë në shtëpitë e tyre. Kjo është bërë e lejuar për shkak të dobisë dhe lajmërimit të martesës dhe lejimi kufizohet vetëm në atë që është transmetuar, kufizohet vetëm në atë që ka ardhur.
Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ua lejoi grave që t’u binin defit dhe të këndonin me zërat e tyre të zakonshëm. Kurse të inçizosh apo të njoftosh me mikrofon, kjo nuk lejohet. Kjo ngase zëri i gruas është fitne dhe prandaj nuk lejohet. Dhe kjo (rënia e defit dhe këndimi) mbaron me mbarimin e kohës së saj (dasmës). As nuk duhet inçizohet dhe as të përhapet më pas që ta dëgjonë burrat. Ajo mbaron me mbarimin e kohës së saj (dasmës)."
Marrë nga libri: "el-Ixhabat el-Muhimmeh fij el-Meshakil el-Muslimeh", të Shejkh Salih el-Feuzan.
Përktheu: Umm ‘Akil