Bismilah...

Shejkh Muhamed bin Salih el-Uthejmin
Burimi: alBaidha.net




Rreth thënies se sekrecionet e prishin abdesin, Shejkhu, rahimehullah, ka deklaruar se ka ndryshuar mendim rreth saj dhe thotë se ato nuk e prishin abdesin.



Pyetje 1: Kjo motër kërkon fetva nga ju i nderuar, Allahu u ruajtë dhe u dhëntë saktësi në udhën tuaj! Ju keni përmendur se gruas të cilës i dalin vazhdimisht sekrecione, e ka obligim që të marrë abdes për çdo namaz dhe unë druhem që ti njoftoj rreth këtij gjykimi çdo grua që takoj, duke patur parasysh se unë nuk e di, a i dalin sekrecionet asaj gruaje apo jo? Edhe pse shumicën e rasteve unë përpiqem që të njoftojë vetëm ato gra të cilat i njoh.


Përgjigje
: Po. Gruas së cilës i dalin gjithmonë sekrecione, nuk i prishet abdesi kur del ky sekrecion, por mendimi më i njohur tek Hanbelitë, Allahu i mëshiroftë, është se duhet të marrë abdes për çdo namaz. Dmth, kur hyn koha e namazit të drekës (dhe ajo ka qënë me abdes që më përpara se të hynte koha e drekës), merr abdes për të falur drekën. Por, disa dijetarë thonë se nuk e ka obligim që të marrë abdes, vetëm nëse abdesi i është prishur nga ndonjë prej prishësve të tjerë të namazit dhe jo për shkak të sekrecionit.

Shembull:

Një grua merr abdes në orën njëmbëdhjetë paradite dhe sekrecionet i dalin vazhdimisht. Themi: abdesi i saj është i saktë dhe fal sa namaze të dojë dhe kur hyn koha e drekës, e ka obligim që të marrë abdes, sipas mendimit të Hanbelive, Allahu i mëshiroftë.

Kurse, disa dijetarë thonë se: nuk e ka obligim marrjen e abdesit për të falur namazin e drekës sepse ajo ka marrë abdes më përpara dhe ky sekrecion i del gjithmonë asaj dhe nuk e prish abdesin. Dhe përderisa nuk e prish abdesin, kush thotë se hyrja e kohës së drekës ia obligon asaj marrjen e abdesit?

Përkundrazi, ne themi: ajo falet me abdesin që mori në orën njëmbëdhjetë. Përveç në rastin kur ekziston një prishës tjetër i namazit, siç janë gazrat apo të tjera si këto që janë prej prishësve të namazit, pra në këtë rast merr abdes për shkak të pranisë së një prej prishësve të namazit.

Dhe ky mendim nuk është larg mendimit të saktë. Dhe më parë kam qënë me mendimin e dijetarëve Hanbelij, që thonë se duhet të marrë abdes për çdo namaz.

Dhe pasi që jam vënë dijeni për këtë mendim të dytë, i cili është mosmarrja abdes për shkak se ka justfikim mjaft të fortë, unë kthehem mbrapa nga fjala që kam thënë më parë dhe tani them se nuk e ka obligim që të marrë abdes. Vetëm nëse i ndodh ndonjë papastërti tjetër, përveç daljes së sekrecionit. Dhe shpresoj tek Allahu që kjo thënia ime e fundit të jetë e sakta dhe në përputhje me Sheriatin e Allahut, Azze ue Xhel-le.



Pyetje 2: Allahu ua shpërbleftë me të mira! Një grua vuan nga sekrecionet e shumta, gjë e cila e mundon së tepërmi për shkak të marrjes së shpeshtë të abdesit, veçanërsisht kur del nga shtëpia. A i lejohet asaj që ta falë drekën dhe ikindinë me të njëjtin abdes dhe akshamin dhe jacisë më të njëjtin abdes? Dhe a i lejohet që t’i bashkojë namazet në fillim apo në fund të kohës, duke i shkurtuar ato? Po pa patur ndonjë arsye a lejohet?


Përgjigje: Këto sekrecione që dalin prej gruas, janë sekrecione natyrale, por tek disa gra dalin vazhdimisht dhe tek disa të tjera jo. E nëse këto sekrecione janë të vazhdueshme tek gruaja, ato janë:

Së pari: të pastërta sepse nuk ka argument që të tregojë se ato janë të papastërta. Dhe në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ues- sel-lem, gratë ishin sprovuar me këtë gjë dhe nuk është transmetuar gjë prej Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, që t’i këtë urdhëruar ato që të laheshin prej këtyre sekrecioneve.

Së dyti: Ajo poashtu nuk e ka obligim që të marrë abdes. Nëse njeriu merr njëherë abdes dhe mbetet i pastër (d.m.th. nuk e prish abdesin), atëherë nuk ka nevojë që të përsërisë abdesin për çdo namaz. Nëse merr abdes, më mirë akoma, e nëse nuk merr, nuk e ka obligim që të marrë abdes, por qëndron me pastërtinë e parë, derisa sa t’i prishet abdesi nga një prej prishësve të tij. Kështu, nëse merr abdes për namazin e drekës dhe mbetet me atë pastërti që ka bërë e nuk i ndodh ndonjë papastërti tjetër, siç është jashqitja, urina, gazrat, ngrënia e mishit të devesë e të tjera si këto, atëherë e fal ikindinë me atë abdes që ka, pa marrë abdes tjetër, ngase marrja abdes për diçka që nuk ndërpritet, nuk ka dobi; edhe sikur të marrësh abdes ajo gjë mbetet gjithësesi (pra, nuk largohet). Dhe ky është mendimi i saktë, i cili më është bërë i qartë së fundi. Dhe nuk mund ta fshehim se në të ka lehtësim për gratë, për aq kohë sa nuk ka një tekst të qartë rreth kësaj çështjeje.

Ndërsa, për hadithin se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e urdhëroi gruan mustehadeh (gruaja e cila është me istihadeh), që të marrë abdes për çdo namaz, ka mospajtim midis hafizave të hadithit, në vërtetësinë e fjalës “merr abdes për çdo namaz”, nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Dhe vërtet në atë fjalë ka shumë mundësi që kuptimi i saj të jetë: të marrë abdes për çdo namaz, pa u larë; dmth, nuk e ka obligim marrjen e guslit, ashtu siç e ka kur mbaron ciklin e saj natyral.






Përktheu: Umm ‘Akil