Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Nasirudin el-Albanij

Burimi: Seria e kasetave “el-Huda uen-Nur”, kaseta nr:132, pas min. së 30.

Marrë nga: Ajurry.com

 

Pyetje: Cili është gjykimi i Sheriatit në lidhje me kërcimin e grave me njëra-tjetrën?

Përgjigje: Nuk ka kërcim, as midis grave, as midis burrave, as burra me burra e as gra me gra sepse në këto kërcime gjenden shumë shkelje të cilat muslimani i shpërfill ato në veçanti. Dhe gratë i shfaqin hiret e tyre përpara njëra-tjetrës, e kjo nuk lejohet në Islam.

Ajo që u lejohet grave, është këndimi i këngëve në dasëm. Dhe ato (këngët) të jenë të mira, fisnike, e jo me fjalë të fëlliqta. Të mos jenë si këngët që këndojnë këngëtarët e prishur dhe të marrë. Por, të kenë kuptime të bukura dhe të mira, ashtu siç ka ardhur në hadithin e Aishes, radijAllahu anha, kur e pyeti Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Nga po vjen?” Ajo tha: “Nga një dasëm e Ensarëve.” Ai tha: “ A i kënduat atyre? Vërtet Ensarët i pëlqejnë këngët.” Ajo tha: “Çfarë të themi o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Thoni: Erdhëm tek ju, ërdhëm tek ju...na përshëndesni, që ne t’u përshëndesim...”

 

Ka gjë të keqe tek këto fjalë? Nuk ka gjë të keqe.

 

Erdhëm tek ju, ërdhëm tek ju...na përshëndesni, t’u përshëndesim...

Po mos të ishte mielli i zi...do të shëndosheshin vajzat tuaja...

 

Këto fjalë janë të mira, të pastërta. Nëse këngët janë të këtij lloji, atëherë nuk ka problem.

 

 

 

Përktheu: Umm ‘Akil