Bismilah...

Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Munteka, 3/186-187



Pyetje: Cili është gjykimi i prerjes së flokëve sipas modeleve të marra nga revistat perëndimore apo prerjeve të flokëve të cilat emërtohen me emra të caktuar, të cilat janë përhapur mes njerëzve dhe që janë po ashtu prurje të Përëndimit? Nëse keto modele përhapen mes grave të Muslimanëve në përmasa të mëdha, a konsiderohet kjo sërish përngjasim me qafirat apo jo? Shpresojmë nga ju një sqarim bindës dhe se cili është kriteri për këtë, Allahu u bekoftë, sepse ky është një problem që i ka prekur të gjithë.


Përgjigje: Allahu Subhanehu ue Teala i ka krijuar flokët e gruas si hijeshi dhe zbukurim për të dhe ia ka ndaluar qethjen e tyre, vetëm në rast domodoshmërie. Madje, Ai i ka ligjëruar asaj që t’i shkurtojë ato në haxh dhe umre, sa një majë gishti, ndërkohë që burrave ua ka ligjëruar që t’i rruajnë ato në haxh dhe umre. Ky është argument se prej gruas kërkohet që ti zgjasë flokët e të mos i presë ato, vëtëm në rast nevoje dhe jo për zbukurim, si për shembull të ketë ndonjë sëmundje dhe e ka të nevojshme që t’i presë ato ose nuk ka mundësi që të kujdeset për to për shkak të varfërisë, kështu që i shkurton ato, ashtu siç bënë disa nga gratë e Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pas vdekjes së tij. Ndërsa, nëse i pret ato që t’u përngjasosh qafireve të prishura, nuk ka dyshim se kjo është harram, edhe nëse kjo gjë përhapet në masë midis grave. Për aq kohë sa është përngjasim me qafiret, ajo është harram. Përhapja nuk e bën të lejuar atë, ngase, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:

من تشبه بقوم، فهو منهم

“Kush i përngjason një populli, ai ësht prej tyre.”

[Transmeton Ahmedi 50/2 nga hadithi i Ibn Umerit, radijAllahu anhuma, dhe e ka bërë sahih el-Albani në “El-irua” nr.1269.]

Dhe ka thënë:

ليس منَّا من تشبه بغيرنا

“Nuk është prej nesh ai që u përngjason të tjerëve përveç nesh”


[Transmeton Tirmidhiu nr.2695 nga Umer bin Shuajb nga i ati i tij, nga gjyshi i tij dhe e ka bërë të saktë El-Albani me argumentet e tij në “ Silsileh es-Sahihah” nr.2194.]

Dhe kriteri për atë është se: çdo gjë që është prej traditës tipike të qafirave, nuk na lejohet neve që ta veprojmë atë duke përngjasuar me ta. Sepse përngjasimi me ta në pamjen e jashtme tregon për dashurinë që kanë përbrenda ndaj tyre. Dhe ka thënë Allahu i Lartësuar:

ومن يتولهم منكم فإنه منهم إن الله لا يهدي القوم الظالمين

“Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata.”
[El-maide, 51]

Dhe miqësimi i tyre do të thotë: dashuria ndaj tyre dhe prej shfaqjes së dashurisë ndaj tyre është edhe përngjasimi me ta.




Përktheu: Umm ‘Akil