Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)
Burimi: https://binbaz.org.sa/audios/2689/389
Burimi: Sherhu Rijadi Salihin, nr. i hadithit 389
Transmeton Ebu Hurejrah - radijAllahu anhu - se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë:
"إِذَا جَاءَ رَمَضَانُ؛ فُتِّحَتْ أَبْوَابُ الْجَنَّةِ، وَغُلِّقَتْ أَبْوَابُ النَّارِ، وَصُفِّدَتِ الشَّيَاطِينُ"
"Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e Zjarrit dhe prangosen shejtanët." [Transmeton Muslim, 1079]
Shpjegimi i Shejkh ibn Bazit – Allahu e mëshiroftë:
Ky hadith tregon për vlerën e këtij muaji madhështor. Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar u mundëson robërve për të bërë vepra të mira e të shumta, për të cilat vepra hapen dyert e Xhennetit, hapen dyert e qiellit - ashtu siç ka ardhur në një transmetim tjetër: “Hapen dyert e qiellit.”
Ky hadith nxit për shtimin e veprave të mira, siç është: namazi, sadakaja, tesbihu (SubhanAllah), tehlili (La ilahe il-lAllah), e të tjera, në mënyrë që të shfrytëzohet kjo mundësi, mundësia e këtij muaji madhështor dhe si dhe mirësitë që gjenden në këtë muaj, siç është bujaria e Allahut, zbritja e begative dhe mirësia e madhe e Allahut gjatë këtij muaji. Në këtë muaj prangosen shejtanët dhe nuk mund të arrijnë deri aty ku arrinin gjatë muajve të tjerë, sepse sherri i tyre pakësohet!
Përktheu: Servet Mata