Pyetje: Hadithi që thotë: “Kur vjen Ramazani, shejtanët dhe xhinët rebelë lidhen me pranga; hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Zjarrit.” Çfarë shpjegimi ka ky hadith dhe sa është i saktë?
Përgjigje: Hadithi është i saktë dhe është vërtetuar se vjen nga Pejgamberi ﷺ . Ky hadith vlen për ata që gëzohen kur vjen muaji i Ramazanit, bëjnë vepra të mira duke kërkuar afrim tek Allahu, i Madhëruar dhe Lartësuar, kujdesen vazhdimisht për farzet dhe i falin teravitë bashkë me Muslimanët, i cili namaz falet natën. Në këtë rast, shejtanët lidhen me pranga për këtë njerëz, në mënyrë që të bëjnë vepra të mira. Dyert e Zjarrit mbyllen për këta njerëz dhe dyert e Xhenetit hapen për këta njerëz.
Kurse dembelët dhe neglizhentët (të cilët nuk agjërojnë, nuk falen, etj.), nuk i përfshin kuptimi i këtij hadithi.
Përktheu: Jeton Shasivari