Bismilah...

Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14607

Pyetje:

Allahu ju forcoftë, pyetësi thotë: “Cili është gjykimi për goditjen dhe zënien e frymës (së atij që është i prekur me xhind) në rrukjen sheriatike për ta nxjerr xhindin dhe për ta munduar atë (xhindin)?”

Përgjigje:

Ky nuk është rrukje-bërës, ky është torturues. Në rrukje nuk ka goditje dhe zënie të frymës, i lexon Kuran dhe e pështyn lehtë të sëmurin (me xhind) apo vendin që është prekur. Kjo është rrukja (e vërtetë) që është transmetuar. E sa për të goditurit dhe zënien e frymës, kjo nuk është transmetuar.

Dhe disa prej tyre thonë: “Nëse ai (personi) është i prekur nga xhindi dhe kjo gjë është e sigurt, atëherë goditja nuk bie mbi të sëmurin porse mbi xhindin” – ashtu siç ka thënë Shejhkul-islam Ibn Tejmije dhe të tjerët. Porse këtë e përvetësojnë vetëm se ata që janë të specializuar. Por ama çdonjëri të godas dhe çdonjëri t’ia zë frymën, kjo jo! Me këtë nuk zgjidhet ndonjë çështje.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari