Shejkh Sailh el-Feuzan
Burimi: el-Munteka min Fetaua fadileti Shejkh Salih el-Feuzan, fq. 155, pyetja me nr.159
Pyetje:
Allahu ju dhëntë të mira, cili është mendimi juaj për hapjen e klinikave të specializuara për lexim (të Kuranit për rukje)?
Shejkh Feuzan:
Jo! Kjo nuk lejohet të bëhet, ngase kjo e hap derën e fitnes dhe e hap derën e mashtrimit për mashtruesit. Dhe kjo nuk ka qenë prej veprave të Selefëve, që ata të hapnin një shtëpi apo të hapnin një vend për lexim (të Kuranit për rukje). Dhe përhapja e kësaj sjell sherr dhe këtu do të futet shkatërrimi (fesadi), dhe këtu do të futet ai që nuk e zotëron atë (bërjen e rukjes), ngase njerëzit shkojnë zvarrë pas lakmive dhe duan që t’i sjellin njerëzit tek ata qoftë edhe duke vepruar gjëra haram. Njerëzit kujt t’i besojnë?!
Dhe nuk thuhet: “Ky është njeri i devotshëm,” ngase njeriu sprovohet - Allahu na ruajttë - edhe në qoftë se është i devotshëm. Pra, hapja e kësaj dere (klinike apo vendi të posaçëm për rrukje) nuk lejohet.
Përktheu: Jeton Shasivari