Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Igathetu Lahfan min Mesajidi Shejtan, 21/04/1434 h.

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, (pyetësi) thotë: “Cili është gjykimi i hapjes së qendrave për rukje sheriatike dhe marrjes së shumave të caktuara të parave nga ata që duan lexim të Kuranit për rukje?

Shejkh Feuzan: Kjo është tregti. Këtë nuk e kanë praktikuar Selefët dhe rukja nuk merret për zanat, porse ajo është bamirësi dhe shërim për nevojtarin; nuk e merr rukjen si zanat duke hapur lokal dhe të vendos aty punonjës sikurse mjeku dhe të caktojë aty recepsion. Jo! Ky nuk është rukjexhi, porse është një i babëzitur për pasuri. Ky është një i babëzitur që dëshiron vetëm lekë. Ndoshta ky rukjexhi nuk e zotëron rukjen. Disa rukjexhi janë injorantë që nuk e njohin rukjen, porse njerëzit që nuk kanë dituri thonë: “Ky është mjek! Ky është rukjexhi!” ngase nuk dinë.

Kurse rukjexhiun i vërtetë që është pasues i Sunetit, këtë që e njohin meqë është prej vendit të tyre, te ky nuk shkojnë, porse shkojnë tek ai që është i huaj, të cilin nuk e njohin. Sidoqoftë, këto janë dallavere me rukjen dhe këto (qendra) nuk lejohen. Kjo është e ndaluar madje edhe nga ana e shtetit (të Arabisë Saudite); shteti e ndalon këtë. Për këtë është shpallur dekret nga Komiteti i Dijetarëve të Mëdhenj që ua ndalon dallaveraxhinjve të bëjnë rukje.

 

Përktheu: Jeton Shasivari