Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://rabee.net/show_fatwa.aspx?id=21


 

Pyetje: A ka problem apo gjynah në kërkimin e ndihmës nga Xhindët për gjëra të lejuara, duke patur parasysh që nuk ka asnjë punë me xhindin që të jetë shirk apo gjynah?


Përgjigje: Kërkimi i ndihmës nga Xhindët tregon se ai që kërkon ndihmë ka rënë në Shirk, ngase ata (Xhindët) nuk e ndihmojnë atë përveç se pasi që ai t’i bëjë kufër Allahut ‘Azze ue Xhel-le, qoftë duke urinuar mbi Kur'an ose duke u falur në drejtim tjetër në vend të Kibles ose duke u falur duke qenë xhunub. Ai duhet patjetër që të bëjë kufër, e pastaj ata bashkëpunojnë me atë. Ai (xhind) që të thotë ty “Unë jam Musliman”, ti mos i zër bes atij ngase ai është kedhab (gënjeshtar). Midis tyre ka Muslimanë, mirëpo që të vërtetohet imani i tyre ka nevojë për argumente.



 

Përktheu: Alban Malaj