Bismilah...

Autor: ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, kaseta 905

 

Pyetje: Qysh i këshilloni muslimanët që të përballen me këtë ideologji që po përhapet kohët e fundit?

Përgjigje: Ne i këshillojmë Muslimanët që të mos mashtrohen nga thirrjet e ithtarëve të Khomejnit, të mos mashtrohen nga thirrjet që bëjnë ata dhe nga pretendimet e tyre gjoja ata ndjekin Islamin. E gjithë kjo është e pabazë dhe e pavërtetë. E gjithë kjo që bëjnë është vepër e Nifakut. Ata janë njerëz të Nifakut dhe njerëz të Tekijes (që fshehin përbrenda kufrin dhe shfaqin në publik imanin). Kush i ka lexuar librat e tyre e ka marrë vesh këtë realitet. Prandaj Muslimanët duhet ta marrin vesh se të gjitha këto thirrje e pretendime të “Republikës Islamike” (të Iranit) s’janë të vërteta, porse janë thjesht fasada islamike, kurse ajo që fshihet përbrenda është e kundërt me Islamin. Ajo që fshihet është idhujtaria, armiqësia kundër Islamit, armiqësia kundër Pejgamberit të Islamit dhe kundër krejt Sahabëve, urrejtja për ta, madje i kanë shpallur ata qafira dhe gjynahqarë, me përjashtim të një numri shumë të vogël prej Sahabëve.

Pra, Khomejni dhe pasuesit e tij janë prej Rrafidave, janë prej atyre që e madhërojnë akijden e Rrafidave dhe janë fanatikë të asaj akideje dhe asaj rruge. Dhe ata madhërojnë dymbëdhjetë imamët dhe pretendojnë se ata janë udhëheqësit dhe ata e meritojnë udhëheqjen, e nëse e marrin të tjerët atëherë ajo është e pavlerë, kurse në krye të atyre imamëve qëndron ‘Ali Ibn Ebij Talib (radij-Allahu ‘anhu). Sa i përket ‘Aliut, ata kanë thënë të vërtetën, ngase ai është njeri i drejtë dhe ai është i katërti pas tre Khalifëve, dhe më i miri pas atyre të treve, më i miri nga Sahabët pas atyre të treve. Po kështu edhe Haseni me Husejnin janë prej Sahabëve – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre dhe Ai i kënaqtë ata – mirëpo ata nuk morën gjë prej udhëheqjes, me përjashtim të Hasenit i cili e mbajti për pak kohë dhe pastaj hoqi dorë dhe ia dorëzoi udhëheqjen dhe sundimin Mu’auijes - radij-Allahu ‘anhu -. E ndërsa Husejni dhe ata që erdhën mbas tij nuk morën në dorë ndonjë gjë prej udhëheqjes. Mirëpo Rafidat kanë shkurtpamësi dhe s’kanë gjë tjetër përveç se pretendime të pabaza. Po.

 

Përktheu: Alban Malaj

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org