Bismilah...

Burimi: Mexhmu’u Fetaua, 5/157

Pyetja e 8-të: A është e mundur që të bashkëpunojmë me Shijat me qëllim që të godasim armikun e jashtëm, siç janë komunistët apo të tjerët?

Shejkh Ibën Baz: Nuk mendoj se është i mundshëm ky bashkëpunim. Përkundrazi, Ehli Suneti e kanë detyrë që të bashkohen dhe të jenë një Umet i vetëm, një trup i vetëm dhe t’i thërrasin Rafiditë (Shijat) që t’u përmbahen të vërtetave që kanë ardhur në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut   . Nëse ata u përmbahen këtyre dyjave, atëherë ata bëhen vëllezërit tanë dhe atëherë ne do të bashkëpunojmë me ta. Por, ata vazhdojnë duke ngulur këmbë në rrugën e tyre, e ajo është urrejtja dhe sharja e Sahabëve.

Pra, ata e shajnë Siddikun (Ebu Bekrin), Umerin, Ubbaden, përveç një numri shumë të vogël nga Ehli Bejti (Familja e Pejgamberit ) që nuk i shajnë, siç janë Aliju, radijAllahu anhu, Fatimeja, Haseni dhe Husejni. Shijat besojnë se Dymbëdhjetë Imamët janë të pagabueshëm dhe se ata e dinë të fshehtën (gajbin). Të gjitha këto janë të pavërteta dhe gënjeshtra shumë të mëdha dhe këto e kundërshtojnë rrugën që ndjekin Ehli Suneti dhe Xhemati.

Përktheu: Jeton Shasivari