Bismilah...

Autor: Shejkh Salih es-Suhejmi

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/5335

Pyetje: Ky pyetës nga Egjipti thotë: Ne jemi një grup studentësh që mësojmë në fakultetit e Bazave të Fesë (Usuulu-Din) në Egjipt. ElhamduliLah e kemi njohur medh’hebin e vërtetë të Ehli Sunnetit sipas kuptimit të Selefëve të devotshëm. Por në këtë universitet librat e Teuhidit dhe Akides të gjitha janë sipas medh’hebit të Esharijve dhe këto libra duhet patjetër që të mësohen dhe të hyhet në provime. Në provime po shohim medh’hebin e Esharijve dhe të gjitha medh’hebet e kelamistëve (mutekelimin-ëve) edhe pse ne e dijmë se ai (medh’heb) është gabim, porse ne shkruajmë që të kalojmë provimin. Kjo a na nxjerr neve prej Ehli Sunnetit?

Përgjigje: Pasha Allahun o vëlla i nderuar, qëllimi nuk e justifikon mjetin. Kur unë kam ardhur të regjistrohem në Ez’her, këtë menhexh gjeta, dhe u detyrova që të regjistrohem në fakultetin e Sheriatit, edhe pse unë desha fakultetin e Bazave të Fesë. Rrugëdalja nga kjo është që të kërkoni fakultete tjera dhe nuk mendoj se ju duhet të rrini në këtë fakultet për dy gjëra:

E para: Kam frikë se do të lindin dyshime në akide (selefije) tek disa, sepse ata kanë dyshime të rrezikshme. Janë mashtruar njerëz të thellë në dije nga dijetarët, më të zgjuar se unë e ti dhe se filani e filani. Nuk e di ti se si u mashtruan ata; Neueuiju, Xhu’uejni dhe ibën Haxheri – edhe pse ibën Haxheri ka qenë më pak i prekur nga kjo (besimi i esharijve) – si dhe të tjerë. Ata ranë në këto dyshime sepse ata i trashëguan prej tyre dhe nuk patën qëllim që të binin në kundërshtim (me akiden e Selefëve, sh.p.). E si është puna me ne, që jemi nxënësa vocërrakë të dijes që t’u ekspozohemi këtyre fitneve!

Andaj, ajo që mendoj unë është që ju ta braktisni atë fakultet duke parë se ju jeni të detyruar që të përgjigjeni sipas këtij medh’hebi të khalefit (të kundërt me medh’hebin selefij).

Tek Ehli Sunneti qëllimi nuk e justifikon mjetin.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari