Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed Ibn Salih el-‘Uthejmin (rahimehullah)

Burimi: el-Kaul el-Mufijd ‘ala Kitabi et-Teuhijd (1/464-465)

 

Ka thënë Shejkh Ibn ‘Uthejmini (rahimehullah) teksa përmend disa nga rrugët e popujve të mëparshëm që sot po i ndjekin edhe Muslimanët:

Prej tyre: cilësimi i Allahut me mangësi dhe gabime. E me të vërtetë kanë thënë Jehudët:

يد الله مغلولة

“Dora e Allahut është e shtrënguar.” [el-Ma`ideh, 64]

Dhe kanë thënë:

إن الله فقير ونحن أغنياء

“Me të vërtetë që Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.” [Aali-Imran, 181]

Dhe kanë thënë: “Me të vërtetë që Allahu u lodh nga krijimi i qiejve dhe tokës.”

E me të vërtetë gjenden në këtë Umet prej atyre që thonë të tilla gjëra apo më të rënda së ato, sepse vërtetë gjendet ai që thotë:

“Ai nuk ka dorë.”

 

Dhe ai që thotë: “Ai s’mund të bëjë ç’të dojë, prandaj Ai nuk është ngritur lart mbi Arsh, as nuk zbret në qiellin e dynjasë dhe as nuk flet.”

Madje gjendet në këtë Umet edhe ai që thotë se: “Ai nuk është brenda botës dhe as jashtë saj, as është i lidhur me të e as është i ndarë nga ajo.”

 

Pra, ata e përshkruan Atë në mënyrë të atillë që e bënë të pamundur egzistencën e Tij.

 

E prej tyre ka që thonë: “Nuk lejohet ta bësh instiktivisht me shenjë kah Ai [1]; dhe se Ai nuk zemërohet, nuk kënaqet dhe nuk do.”

Dhe ky është medh`hebi i Esh’arive.

 

Fundnota:

[1] Shënim i përkthyesit: Ka thënë Mu’auijeh Ibnul-Hakem es-Sulemij (radij-Allahu ‘anhu): Unë kisha një robëreshë që ruante dhitë në anën e Uhudit dhe Xheuanijes. Një ditë ndodhi që kalova atje dhe pasë se ujku kishte rrëmbyer një dhi nga tufa. Në fund të fundit unë jam njeri, nga pasardhësit e Ademit dhe u hidhërova ashtu siç hidhërohet njeriu, prandaj e qëllova me shpullë. Pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe kjo që bëra më brengosi. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a t’i jap lirinë asaj?” Ai tha: “Sille tek unë.” Dhe unë e solla tek ai. Ai i tha asaj: “Ku është Allahu?” Ajo tha: “Ai është në qiell.” Ai i tha: “Kush jam unë?” Ajo tha: “Ti je i Dërguari i Allahut.” Atëherë ai tha: “Liroje sepse ajo është besimtare.” Transmetuar nga Muslimi (n.1099).

 

Ka thënë Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij: “Dhe ka ardhur në disa transmetime të tjera të këtij hadithi, se, kur ai e pyeti atë për Allahun, ajo bëri me shenjë drejt qiellit, sepse ajo ishte jo-Arabe. Dhe kur ai e pyeti atë për veten e tij, ajo bëri me shenjë drejt tij dhe pastaj drejt qiellit, sikur po thoshte: “Ti je i Dërguari i Atij që është mbi qiell.” [http://bakkah.net/audio/Aauj101-testing-individuals-imtihaan-ahlus-sunnah.RA]

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj