Bismilah...

Gjykimi i dhënë së fundi nga Këshilli i Dijetarëve të Mëdhenj në Arabinë Saudite për xhematin el-Ikhuan el-Muslimun

 Burimi: https://twitter.com/aliftasa/status/1326209476173721605

 

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë. Lavdërimet dhe paqja qofshin mbi robin e Tij dhe të dërguarin e Tij, besnikun e Shpalljes së Tij, më i pastri nga krijesat e Tij, profeti ynë, imami ynë, prijësi ynë, Muhamedi i biri i ‘AbdUllahut, si dhe mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij dhe udhëzohen me udhëzimin e tij, deri në ditën e Gjykimit.

E më tej:

Me të vërtetë që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar bashkimin tek e vërteta dhe ka ndaluar nga përçarja dhe mosmarrëveshja. Ka thënë i Lartësuari:

إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَّسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ ۚ إِنَّمَا أَمْرُهُمْ إِلَى اللَّهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُوا يَفْعَلُونَ

“Në të vërtetë, ata që e përçanë fenë e tyre dhe u bënë sekte, ti (o Muhamed) s’ke të bësh fare me ata, porse çështja e tyre i takon Allahut, e më pas Ai do t’i njoftojë se çfarë bënin ata.” [el-En’am,159]

Gjithashtu, Ai i urdhëroi robërit që të ndjekin Rrugën e Drejtë, si dhe i ndaloi nga rrugët që të devijojnë nga e vërteta. Prandaj ka thënë i Pastri nga çdo mangësi:

وَأَنَّ هَٰذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ ۖ وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ۚ ذَٰلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

E me të vërtetë që kjo është Rruga Ime e Drejtë, prandaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugët e tjera se ato do t’ju largojnë nga Rruga Ime. Kështu ju këshillon (Zoti juaj) që ju t’ia kini frikën Atij.” [el-En’am, 153]

Mirëpo ndjekja e Rrugës së Drejtë të Allahut bëhet veçse duke iu përmbajtur Librit të Allahut – ‘Azze ue Xhel-le – dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. Hadithet e sakta tregojnë qartazi se prej rrugëve të cilat nga ka ndaluar Allahu i Lartësuar që t’i ndjekim, janë edhe doktrinat dhe sektet e devijuara nga e vërteta. Ka ardhur në hadithin e saktë nga ‘AbdUllah Ibën Mes’udi – radijAllahu ‘anhu – se ai ka thënë:

خط رسول الله صلى الله عليه وسلم خطاً بيده ثم قال: "هذا سبيل الله مستقيماً"، ثم خط عن يمينه وشماله، ثم قال: هذه السبل ليس منها سبيل إلاّ عليه شيطان يدعو إليه، ثم قرأ: وأن هذا صراطي مستقيماً فاتبعوه ولا تتبعوا السبل فتفرق بكم عن سبيله".

I Dërguari i Allahut bëri një vizë në tokë me dorën e tij dhe pastaj tha: “Kjo është rruga e drejtë e Allahut.” Pastaj ai bëri viza të tjera në të djathtë dhe të majtë të saj dhe tha: “Te secila nga këto rrugë, në krye të tyre qëndron një shejtan që fton drejt saj.” Pastaj ai recitoi ajetin: “E me të vërtetë që kjo është Rruga Ime e Drejtë, prandaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugët e tjera se ato do t’ju largojnë nga Rruga Ime.”” [E ka transmetuar Imam Ahmedi.]

Ka thënë sahabiu fisnik, ‘AbdUllah Ibën ‘Abbasi – radijAllahu ‘anhuma – për Fjalën e Allahut të Lartësuar:

فَاتَّبِعُوهُ ۖ وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ

Prandaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugët e tjera se ato do t’ju largojnë nga Rruga Ime” dhe për Fjalën e Tij:

أَقِيمُوا الدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُوا فِيهِ

Zbatojeni fenë dhe mos u përçani në të” [esh-Shuura, 13] dhe për ajetet e ngjashme me to në Kur`an:

Allahu i ka urdhëruar besimtarët që t’i përmbahen xhematit dhe i ka ndaluar nga mosmarrëveshja dhe përçarja. Gjithashtu, Ai i ka lajmëruar besimtarët se popujt që u shkatërruan më përpara tyre u shkatërruan veçse ngaqë polemizuan dhe u grindën rreth fesë së Allahut.”

Kështu që, kapja mbas Librit të Allahut – ‘Azze ue Xhel-le – dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është rruga që të jep Kënaqësinë e Allahut dhe është themeli i unifikimit të fjalës, bashkimit të rradhëve dhe mbrojtjes nga të këqijat dhe trazirat. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا ۚ وَاذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا وَكُنتُمْ عَلَىٰ شَفَا حُفْرَةٍ مِّنَ النَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنْهَا ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

Andaj kapuni fort të gjithë së bashku mbas Litarit të Allahut dhe mos u përçani. E kujtojeni mirësinë që ua dha Allahu juve kur ishit armiq për njëri-tjetrin dhe Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ju u bëtë falë mirësisë së Tij vëllezër; ju ishit në buzë të Zjarrit, kurse Ai ju shpëtoi prej tij. Kështu i shpjegon Allahu për ju ajetet e Tij, që ju të udhëzoheni.” [Aal Imran, 103]

Nga kjo që u përmend mësohet se: çdo gjë që ndikon në unitetin e radhëve mbas prijësave të muslimanëve, qoftë ajo përhapje e pështjellimeve dhe ideve apo formim i xhemateve që kanë besëlidhje dhe organizim apo gjëra të tjera, është e ndaluar nga argumentet e qarta të Kuranit dhe Sunetit. E në krye të këtyre xhemateve, kundër të cilave ne paralajmërojmë, është xhemati el-Ikhuan el-Muslimun, sepse ai është xhemat i devijuar, i ngritur për të shkaktuar konflikte ndaj prijësave, për t’u rebeluar kundër sundimtarëve për të shkaktuar trazira nëpër shtete, për të minuar bashkëjetesën në vatanin e përbashkët e për t’i cilësuar shoqëritë me xhahilijet. Qëkur u themelua ky xhemat, nuk është shfaqur nga ai ndonjë interes për akiden islamike, as për diturinë e Kuranit dhe Sunetit, porse synimi i tij është që të arrijë te pushteti. Pastaj, historia e këtij xhemati është i mbushur me ligësi dhe trazira. Nga gjiri i tij kanë dalë xhemate terroriste ekstremiste të cilat kanë bërë shkatërrim ndaj shteteve e ndaj njerëzve, shkatërrim që është parë dhe dëshmuar, siç është dhuna dhe terrorizmi në vende të ndryshme të botës.

Nga sa u përmend bëhet e qartë se xhemati el-Ikhuan el-Muslimun janë xhemat terrorist që nuk përfaqësojnë rrugën e Islamit, porse ata kanë objektiva partiake që kundërshtojnë udhëzimin e fesë sonë të pastër, si dhe kamuflohen me fenë dhe bëjnë gjëra që e kundërshtojnë fenë, siç është përçarja, nxitja e trazirave, dhunës dhe terrorizmit.

Kështu që, të gjithë e kanë detyrë që të ruhen nga ky xhemat dhe të mos antarësohen tek ai dhe as mos të simpatizohen me të.

Ne e lusim Allahun që të na ruajë të gjithëve nga çdo e keqe dhe nga çdo fitne.

Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Profetin tonë, si dhe mbi Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

 

Kryetari i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj:

Abdul-‘Azijz Ibën ‘AbdUllah Ibën Muhamed Aal esh-Shejkh

Anëtarët:

Dr. ‘AbdUllah Ibën Muhamed Aal esh-Shejkh

Dr. Salih Ibën Feuzan el-Feuzan

Salih Ibën Muhamed el-Luhajdan

Dr. Salih Ibën ‘AbdUllah Ibën Humejd

AbdUllah Ibën Sulejman el-Munijë

Dr. ‘AbdUllah Ibën ‘Abdul-Muhsin et-Turkij

Dr. Sa’d Ibën Nasir esh-Shithrij

Dr. ‘AbdUllah Ibën Muhamed el-Mutlak

Dr. Muhamed Ibën ‘Abdul-Kerijm el-‘Ijsa

Muhamed Ibën Hasen Aal esh-Shejkh

Su’ud Ibën ‘AbdUllah el-Mu’axhib

Abdurr-Rrahman Ibën ‘Abdul-‘Azijz el-Kulejjeh

Dr. Muhamed Ibën Muhamed el-Mukhtar

Dr. Ja’kub Ibën ‘Abdul-Uehab el-BaHusejn

Dr. Jusuf Ibën Muhamed Ibën Se’id

Dr. Galib Ibën Muhamed Hamidhij

Dr. ‘Abdus-Selam Ibën ‘AbdUllah es-Sulejman

Dr. Xhibril Ibën Muhamed el-Busajli

Dr. Bender Ibën ‘Abdul-‘Azijz Belijleh

Dr. Samij Ibën Muhamed es-Sukajr

 

Përktheu: Alban Malaj