Bismilah...

Nga shejkhu i nderuar Muhamed Bin Salih Bin Uthejmin

Burimi: Ajurry.com


Pyetje: Cili është gjykimi i dëgjimit të muzikës dhe i këngëve? Dhe cili është gjykimi i shikimit të telenovelave televizive në të cilët ekspozohen gratë?

Përgjigje: Dëgjimi i muzikës dhe i këngëve është haram dhe nuk dyshim në këtë. Është transmetuar nga selefët prej sahabëve dhe tab’inëve se kënga mbjell në zemër nifakun (dyfytyrësinë) dhe dëgjimi i këngëve është prej dëfrimeve moderne të kohës dhe sigurisë në të. Dhe thotë Allahu i Madhëruar:

وَمِنَ النَّاسِ مَن يشتَرِى لَهوَ الحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ اللهِ بِغَيرِ عِلمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُواً أُولَئِكَ لَهُم عَذَابٌ مُّهِينٌ

Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues.” [Lukman, 6]

Ka thënë Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) në lidhje me tefsirin e ajetit: “Betohem në Allahun pos të cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë se ajo është muzika.” Dhe tefsiri i sahabit është argument që qëndron në gradën e tretë të tefsirit sepse tefsiri ka tre gradë: shpjegimi i Kur'anit me Kur'an, shpjegimi i Kur'anit me sunet dhe shpjegimi i Kur'anit me fjalët e sahabëve. Dhe disa njerëz të dijes kanë arritur deri aty sa thonë se tefsiri i sahabëve ka gjykimin e lartësimit, por e sakta është se nuk ka gjykimin e lartësimit, por është fjala më afër të saktës.

Pastaj, të dëgjosh këngë dhe muzikë, hyn tek ajo nga e cila ka paralajmërur Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, me thënien e tij:

ليكونن أقوام من أمتي يستحلون الحر، والحرير، والخمر والمعازف.

Vërtet prej umetit tim do të vijnë njerëz që do ta bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore.” [Transmeton Bukhari dhe të tjerë.]

Dmth e bëjnë të lejuar zinanë, alkoolin, mëndafshin e ata janë burra, nuk u lejohet atyre mëndafshi dhe veglat muzikore janë ato me të cilat dëfrehen e njerëzit. [E transmeton Bukhari nga hadithi i Ebi Malik el-Esh’arij apo Ebi Amir el-Esh’arij.]

Duke u bazuar në ketë, u drejtoj këshillën time vëllezërve të mi muslimanë që të kenë kujdes prej dëgjimit të këngëve dhe muzikës dhe të mos mashtrohen nga fjalët e atyre njërëzve të dijes të cilët i kanë bërë të lejuara veglat muzikore sepse argumentet për ndalimin e tyre janë të qarta e të prera.

Ndërsa sa i përket shikimit të telenovelave, në të cilat ka femra, ato janë harram, për aq kohë sa në të ka fitne dhe janë të lidhura me femrën. Dhe zakonisht, të gjitha ato janë të dëmshme,edhe nëse në të burrat nuk i shohin gratë apo gratë nuk i shohin burrat, sepse zakonisht qëllimi i tyre është që ta prishin shoqërinë nga aspekti i sjelljes dhe i moralit.

E lus Allahun që t’i ruajë muslimanët prej sherrit të tyre dhe t’i përmirësojë udhëheqësit e muslimanëve për shkak se përmirësimi i tyre është përmirësim i muslimanëve dhe Allahu e di më se miri.

Përktheu: Umm ‘Akil