Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje:

Pyetësi thotë: Cila është fjala e Sheriatit për atë që thërret në dialog në mes civilizimeve dhe bashkëjetesës në mes feve?

Përgjigje:

Kjo fjalë është e pavërtetë – dialogu në mes feve. Nuk ka fe në këtë kohë përveç fesë Islame. Nuk ka fe të sakta përveç fesë Islame dhe çdo fe përveç Islamit është fe e pavërtetë (batil). Allahu - i Madhëruar e i Lavdëruar - ka thënë:

قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللَّـهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا

“Thuaj (o Muhamed): O ju njerëz, pa dyshim se unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju (për të gjithë njerëzimin).” El-Araf, 158

Kështu që, ai është i Dërguari i Allahut për të gjithë njerëzimin dhe në mesin e tyre janë Jehudët dhe të Krishterët, pasuesit e dy feve. Sepse me dërgimin e Pejgamberit - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - nuk mbetet fe e saktë përveç se me atë (fe) që erdhi i Dërguari - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të.

Ka thënë Pejgamberi - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të:

“Pasha Atë që shpirti im është në Dorën e Tij, çdo Jehud apo i Krishterë që dëgjon për mua dhe më pas, nuk beson në atë me të cilën erdha unë, vetëm se do të hyj në Zjarr (xhehenem).”

Pra, nuk ka fe të saktë me të cilën bëhet dialog përveç se me këtë feje, fesë Islame.

إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ ۗ

“Me të vërtetë e vetmja fe e pranuar te Allahu është Islami.” Ali-Imran, 19

I Lartësuari ka thënë:

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Ai që kërkon fe tjetër përveç Islamit, ajo (fe) nuk do të pranohet prej tij dhe ai në botën tjetër, do të jetë prej të humburve.” Ali-Imran, 85

Ndërsa, Islami është ai me të cilën erdhën të Dërguarit, që të gjithë ishin në Islam. Pastaj, pas çuarjes së të Dërguarit - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - Islami u bë ai me të cilën erdhi i Dërguari i Allahut - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Allahu nuk pranon (fe tjetër) prej ndonjërit përveç Islamit. Allahu nuk pranon (fe tjetër) prej ndonjërit përveç Islamit.

Ai - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - ka thënë:

“Të gjithë ju do të hyni në xhenet, përveç atij që refuzon. Ata (sahabët) thanë: O i Dërguari i Allahut! Kush është ai që nuk pranon?! Ai tha: Ai që më bindet mua do të hyj në xhenet, kurse ai që më kundërshton do të hyj në Zjar.”

Jehudët dhe të Krishterët a i binden të Dërguarit - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - apo e mohojnë atë?! Ata e mohojnë atë.

Nuk mjaftoi që e kundërshtuan të Dërguarin, madje edhe e mohuan atë. Atëherë, si të themi që të kemi dialog me ta! Të bëjmë dialog në mes kufrit (mosbesimit) dhe imanit, dhe në mes Teuhidit dhe shirkut dhe në mes devijimit dhe udhëzimit?!

Domethënia e kësaj (dialogut ndërfetar) është barazimi në mes feve – të vërtetës (hak) dhe të pavërtetës (batil) - dhe se ata (fetë) janë në një shkallë të vetme. Të bashkëjetojmë, çdonjëri të besojë atë që do, çdonjëri të marr për fe atë që do ai. Njeriu nëse do, mund të behët Jehud, apo nëse do mund të bëhet i Krishterë, apo nëse do mund të jetë Musliman. Që të gjithë janë Muslimanë dhe të gjithë janë besimtarë. Kështu thonë.

Ne themi: Jo! Nuk ka fe dhe nuk ka Islam përveç se me atë që erdhi Muhamedi - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Dhe ajo që e kundërshton atë (Islamin), ajo është kufër (mosbesim) dhe devijim dhe pasuesit e asaj (feje përveç Islamit) janë në Zjarr në përjetësi, deshën apo s’deshën.

Ata (Jehudët dhe të Krishterët) duan që Muslimanët të kenë lidhje me ta dhe ta braktisin fenë e tyre, porse kanë ardhur me këtë metodë dinake, kanë ardhur me këtë metodë dinake dhe nuk duan që ata vet të vijnë bashkë me Muslimanët. Jo! Ata duan të kundërtën.

Është për detyre që të paralajmërohet nga kjo propagandë dhe nga ky trillim i devijuar (dialogu ndërfetar), të cilën e promovon ai që e promovon. Për fat të keq, po llomotisin disa të cilët i atribuohen Davetit dhe i atribuohen Islamit për shkak të injorancës së tyre, apo për shkak të kryeneçësisë së tyre apo rebelimit të tyre.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari