Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rraxhihij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=92755

Pyetje: Është shtuar kohët e fundit thirrja për tolerancë ndërmjet feve. Cili është qëllimi i kësaj thirrjeje dhe cili është qëndrimi i Islamit ndaj saj?

Përgjigje: Nëse qëllimi i kësaj thirrjeje është afrimi i fesë jehudije dhe asaj të krishtere me Islamin, kjo është thirrje për riddeh (dalje nga Islami) - Allahu na ruajt - sepse nuk ka afrim midis Islamit dhe jehudizmit me krishterizmin. Allahu i Lartësuar ka vendosur armiqësinë midis Besimtarëve dhe qafirave nga çifutët, të krishterët dhe idhujtarët. Pra, nuk lejohet toleranca nëse është me këtë qëllim.

Ka dalë nga Komisioni i Përhershëm për Fetva një sqarim në lidhje me këtë dhe se thirrja për afrimin midis tre feve është riddeh (dalje nga Islami) dhe është kufër - Allahu na ruajt. Po ashtu, konferenca që u mbajt (për tolerancën ndërmjet feve) është një konferencë e kotë, në të ka thirrje për tolerancë ndërmjet feve dhe që të ketë nëpër vendet publike xhami, kishë dhe faltore për të krishterët, si dhe të botohet Kur`ani, Teurati dhe Ungjilli. Të gjitha këto janë kufër dhe lajthitje dhe nuk lejohen, sepse jehudizmi është fe e kotë, krishterizmi është fe e kotë dhe idhujtarizmi është fe e kotë. Kurse feja e vërtetë është feja Islame. Feja Islame është feja e Allahut në tokë dhe në qiell.

إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ

“Me të vërtetë feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” [Aali-Imran, 19]

وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ

“Dhe kush kërkon fe tjetër pos Islamit, atij nuk do t’i pranohet kurrë ajo fe.” [Aali-Imran, 85]

Andaj, kush thërret që të ketë afrim dhe që feja jehudije me fenë e krishtere janë fe të vërteta, atëherë ai është murrted, ka dalë nga feja e Allahut.

Duhet patjetër që të besohet se qafirat janë në fe të kotë, që çifutët janë në një fe të kotë dhe të krishterët janë në një fe të kotë.

Dhe kush thotë se ata janë në hak, se lejohet afrimi me ata dhe se që të gjitha këto fe mundet që të jenë në hak, atëherë ai është murrted (i dalë nga Islami) me ixhmanë (unanimitetin) e Muslimanëve - Allahu na ruajt -.

Ne lusim Allahun të na japë siguri dhe mirëqënie. Allahu u dhëntë sukses dhe devotshmëri të gjithëve.

Përktheu: Alban Malaj