Burimi: Pyetja nr. 201, e nxjerrë nga libri “Sherhu Akideti el-Imam Muhammed bin Abdul-Uehhab.”
Pyetje: Është gjë e ditur se tmerret e Ditën së Kijametit, siç janë Sirati dhe Peshorja, realiteti i tyre është i fshehtë të cilën e di vetëm Allahut, ndërsa tani – o Shejkh i nderuar – po shpërndahen fletushka që flasin për këto tmerre dhe këto fletushka përmbajnë vizatime të këtyre tmerreve?
Përgjigje: Këto janë gjëra të kota. Komisioni i Përhershëm ka paralajmëruar kundër këtyre, sepse ato janë të pabaza. Ilustrimi i çështjeve të gajbit (të padukshmes) të cilin e di vetëm Allahu, është një marrëzi dhe e pavërtetë. Ata që i bëjnë këto ilustrime, mendojnë se do t’i frikësojnë njerëzit që t’i largojnë nga gjynahet dhe do t’i nxisin për të bërë vepra të mira. Kjo nuk lejohet! Kjo nuk lejohet. Kjo është marrëzi!
Përktheu: Jeton Shasivari