Bismilah...

Shejkh Abdul'Azijz bin Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/10275

Pyetje:

Cili është medh’hebi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit në lidhje me qëndrimin e Allahut - Subhanehu ue Te’ala - mbi Arsh, dhe a ka thënë Ebu Hanifeja - Allahu pastë mëshirë për të - se Allahu është në çdo vend me Qenien e Tij? Dhe cili është gjykimi i namazit mbrapa atij i cili polemizon se Allahu – Subhanehu ue Te’ala – është në çdo vend me Qenien e Tij, na u përgjigj për këto pyetje dhe na sqaro? Allahu ua shpërbleftë me të mira.

Shejkh Bin Baz:

Medh’hebi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit, e ata janë Sahabët, Shokët e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe pasuesit e tij në mirësi, e cila është fjala e të gjithë të të Dërguarve – ‘alejhimu salatu ue selam – se Allahu është mbi Arsh dhe Dituria e Tij është në çdo vend – Subhanehu ue Teala – siç ka thënë Allahu – ‘Azze ue Xhel-le:

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

“I Gjithëmëshirshmi mbi Arsh u ngrit.” Taha, 5

Dhe ka thënë Subhanehu ue Te’ala:

إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشَ

“Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh.” El-‘Araf, 54

E ka përmendur – Subhanehu ue Te’ala – në shtatë vende në Librin e Tij madhështor, se Ai është mbi Arsh – Xhel-le ue ‘Ala – dhe domethënia mbi Arsh d.m.th sipër Arshit. Ai është ngritur mbi të (Arshin) dhe qëndron sipër tij – Subhanehu ue Te’ala. Kështu ka thënë Ehli Suneti: “Mbi Arsh.” D.m.th u ngrit mbi të. D.m.th u ngrit dhe u Lartësua. Dhe në disa shprehje të tyre (Sahabëve) është (fjala) qëndroi (istekarre). Do të thotë se Ai është mbi Arsh, kurse Arshi është sipër krijesave dhe ai (Arshi) është më i lartësuari prej tyre. Kurse Allahu është sipër tij (Arshit) – Subhanehu ue Te’ala.

Kjo është fjala e të gjithë njerëzve të hakut dhe Ebu Hanifeja është prej tyre; prej atyre që thonë këtë – Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e mëshiroftë – dhe ai nuk thotë se Allahu është kudo, kurrën e kurrës. Madje kjo është fjalë e M’utezilëve dhe Xhehmijve dhe ngjashmëve me ta dhe kjo është kufër dhe devijim. Ai që thotë se Allahu është në çdo vend, ky është kafir dhe i devijuar. I kërkojmë Allahut mirëqenie. Allahu – Subhanehu – është mbi Arsh dhe Dija e Tij është në çdo vend – Xhel-le ue ‘Ala – Ai di çdo gjë – Subhanehu ue Te’ala – porse Ai me Qenien e Tij është mbi Arsh – Subhanehu ue Te’ala – sipër të gjithë krijimit. Dhe besimtari e ka për detyrë të besoj në këtë Akideh për të cilën argumenton Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Dhe për këtë kanë Ixhma Selefët e Umetit që nga shokët e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe ata që i ndoqën në mirësi. Dhe nuk lejohet të thuhet se Allahu është në çdo vend. Kjo është fjalë e njerëzve të së kotës, që nga Xhehmijtë dhe M’utezilët dhe ata që ecin drejt rrugës tyre. I Lartësuar është Allahu nga ajo që ata thonë, i Pastër nga çdo mangësi dhe ai është i Lartësuari.

Pyetësi: Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ai që u del njerëzve imam – Shejkh i nderuar – dhe e ka këtë besim?

Shejkh Bin Baz:

Ai që u del imam njerëzve, nuk falen namaz pas tij, ai që beson se Allahu është në çdo vend, ai është kafir, i devijuar, nuk falet namaz pas tij dhe nuk lejohet që ai të merret për imam, përkundrazi, është obligim që të largohet dhe përgjegjësit e kanë obligim që ta largojnë atë (nga të qenurit imam xhamie), dhe ta zëvendësojnë me një tjetër nga Ehli Sunneti dhe Xhemati.


Pyetësi: Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ai që i pohon disa Cilësi (të Allahut) duke i përjashtuar të tjerat – Shejkh i nderuar – a lejohet (caktimi) i tij si imam dhe falja e namazit pas tij?

Shejkh Bin Baz:

Kjo është fjalë e Esharijve; besojnë në disa Cilësi dhe i interpretojnë të tjerat dhe ky është medh’heb i pabazë, nuk lejohet. Është obligimi besimi në të gjitha Cilësitë që janë transmetuar në Librin madhështor dhe Sunnetin e pastër e të vërtetë; ky është obligimi tek Ehli Sunneti dhe Xhemati, është obligim pohimi i gjithë atyre që ka përmendur Allahu në Librin e Tij madhështor që nga Emrat dhe Cilësitë e Tij dhe kështu është me atë që ka përmendur Pejgamberi –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në hadithet e vërteta, është obligim pohimi i tyre për Allahun dhe transmetimi i tyre ashtu siç kanë ardhur duke patur iman në to dhe duke patur Akide se Ai është i Pastër nga çdo mangësi:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” Esh-Shura, 11

Pra, është obligim pohimi i tyre duke i pohuar ato pa i shëmbëllyer në asnjë mënyrë dhe të pastrojmë Atë – të Pastrin nga çdo mangësi – nga përngjasimi me krijesat e Tij duke mos i mohuar ato në asnjëfarë mënyre, dhe për këtë arsye thotë është obligim besimi në Emrat dhe Cilësitë e Allahut ashtu siç i takon Allahut pa asnjë shtrembërim (tahrif), pa asnjë mohim (t’atil), pa pyetur për mënyrën se si (tekjif), dhe pa i shëmbëllyer ato (temthil).

Ai i cili njihet se i interpreton disa Cilësi (të Allahut), nuk duhet të merret si imam, porse nuk bëhet tekfir mbi të, ngase ajo është dyshim, por nuk duhet të merret imam; duhet të merret një imam tjetër në vend të tij, ngase Esharijtë edhe pse i interpretojnë disa Cilësi, kanë dyshime për sa i përket interpretimit (te’uilit), andaj, ata nuk janë kufar për shkak të këtij mendimi, porse ata janë rrekur pas bidatit dhe devijimit. Ai që është në këtë gjendje e ka për detyrë të pendohet tek Allahu nga kjo, dhe të kapet pas medh’hebit të Ehli Sunetit dhe Xhematit, ngase është për obligim mos interpretimi në lidhje me të gjitha Cilësitë (e Allahut).

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari