Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 h.)
Burimi: Tefsiru Sureti el-Maideh, 1/210-211
Allahu iu drejtua Jehudëve dhe të Krishterëve me fjalën “Ehlul-Kitab - Ithtarë të Librave.” E dikush mund të thotë: “Kjo është nderim dhe respekt për ta, sepse i quajti “Ehlul-Kitab”.
Përgjigja për këtë është që ne të themi: Allahu i quajti ata “Ehlul-Kitab” jo për t’i nderuar, por i quajti kështu meqë ua bëri të qarta argumentet. Prandaj, Ehlul-Kitabi e kanë detyrë që të jenë të parët që të punojnë me këtë Kuran, siç ka thënë i Lartësuari në fillim të Sures el-Bekareh:
وَلَا تَكُونُوا أَوَّلَ كَافِرٍ بِهِ
“Mos jini të parët që e përgënjeshtroni atë (Kuranin).” el-Bekareh, 41
Atëherë, ata që trumbetojnë në këtë kohë dhe duan afrim midis feve, thonë: “Allahu i quajti ata Ehlul-Kitab.” Ata pretendojnë apo flasin me hamendje se ky emërtim është nderim për ta dhe miratim për gjendjen në të cilën janë ata.
Ne u themi këtyre: Allahu nuk u foli atyre me këtë emërtim si nderim për ta. Si na qenka nderim për ta kur Allahu thotë:
قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَٰلِكَ مَثُوبَةً عِندَ اللَّـهِ ۚ مَن لَّعَنَهُ اللَّـهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ الطَّاغُوتَ ۚ أُولَـٰئِكَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضَلُّ عَن سَوَاءِ السَّبِيلِ
“Thuaju (o Muhamed Ehlul-Kitabit): “A t’ju tregoj për atë që është më e keqe, që shpërblehet (me dënim) nga Allahu: atë që e ka mallkuar Allahu dhe është i zemëruar me të, ata të cilët i ka shndërruar në majmunë dhe derra, ata të cilët e adhuruan Tagutin. Këta janë që kanë pozitën më të keqe dhe janë më të devijuarit nga rruga e drejtë.” El-Maideh, 60
Por Allahu i thirri ata me këtë emër për shkak se ua bëri të qarta argumentet dhe se veprat që bëjnë ata janë shumë larg logjikës së shëndoshë. Ehlul Kitabi e kanë për detyrë që të jenë të parët që e besojnë atë (Muhamedin).
Përktheu: Jeton Shasivari