Bismilah...

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Burimi: Fetaua Lexhneti Daimeh (1), vëll. 2/fq. 115

 

Pyetje (4): Të krishterët më kanë ftuar që të shkoj me ta në kishë, por unë nuk pranova derisa të pyes për gjykimin e kësaj. A lejohet të marr pjesë me ata në kishë për t’ua vërtetuar atyre tolerancën e fesë Islame dhe se kjo është fe shoqërore, si dhe për të gjetur mundësinë që t’i thërras ata në Islam. Përkrah kësaj, ju e dini që feja e tyre është Krishterizmi dhe doktrina e tyre është Protestantizmi dhe siç thonë ata se gjatë faljes dhe lutjeve të tyre, ata nuk kanë sexhde dhe ruku. Po ashtu duke e ditur se është e pamundur që unë të përqafoj Krishterizmin, gjë që nuk do të ndodh me lejen e Allahut të Lartësuar. 

Përgjigje: Nëse shkon në kishë sa për t’u treguar atyre tolerancë dhe butësi, atëherë nuk lejohet. E nëse shkon në kishë dhe kjo shkuarje shërben si përgatitje dhe bëhet me qëllim që t’i ftosh ata në Islam dhe zgjerohen mundësitë për t’i ftuar ata në Islam; po ashtu nuk merr pjesë në adhurimet që bëjnë ata dhe nuk ke frikë për veten tënde se mund të ndikohesh nga besimi, zakonet dhe doket e tyre, atëherë lejohet.

Prej Allahut vjen suksesi.

Paqja dhe shpëtimi qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Anëtar: Abdullah bin Ku’ud

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

Zëvendëskryetar: Abdur-Rezzak Afifi

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

 

Përktheu: Jeton Shasivari