Bismilah...

Burimi: Sherh Kurrati el-Ujuun el-Muahhidin, mësimi i 7-të

 

Pyetje: Kemi dëgjuar një fetva për bashkimin e feve që thotë se është kufër, kurse në këtë kohë po dëgjojmë për “dialogun ndërfetar”. Çfarë mendimi keni për këtë? A është njësoj (si bashkimi i feve) apo kanë dallim?

Përgjigje: Nëse me “dialogun ndërfetar” kanë për qëllim krahasimin midis feve dhe shfaqjen e të vërtetës dhe refuzimin e të pavërtetës, atëherë nuk ka problem. Pra, shfaqet e vërteta dhe refuzohet e pavërteta përmes dialogut dhe debatit reciprok, atëherë nuk ka ndonjë ndalesë për këtë, sepse del në shesh e vërteta dhe refuzohet e pavërteta.

Por, nëse me “dialogun ndërfetar” kanë për qëllim bashkimin dhe afrimin ndërmjet feve se të gjitha fetë janë qiellore, atëherë kjo është e pavërtetë. Nuk ka fe tjetër të vërtetë përveç fesë Islame. Islami i ka shfuqizuar të gjitha fetë (sheriatet) e mëhershme që kanë ekzistuar më përpara.

Kështu që,pas dërgimit të Muhamedit nuk ka fe tjetër mbi tokë përveç fesë së Muhamedit që ai e solli dhe çdo fe tjetër përveç Islamit është e pavërtetë, qoftë Hebraizmi, Krishterizmi, apo ndonjë fe tjetër.

Ai që thotë se të gjitha fetë janë njësoj është gënjeshtar, sepse ai e ka përzier kufrin me imanin dhe nuk ka bërë dallim midis tyre.

 

Përktheu: Jeton Shasivari