Burimi: Sherhu Zad el-Mustekni, Kitab el-Hudud, 11.
Nxënësi: Ka thënë Shejkhu: "Kush beson se kishat janë shtëpitë e Allahut...
Shejkh 'Uthejmini: Allahu na ruajttë!
Nxënësi: ...se Allahu po adhurohet në to, se ritualet që bëjnë në to Jehudët dhe të Krishterët janë ibadet për Allahun dhe janë bindje për Allahun dhe të Dërguarin e Allahut, ose besojnë se Allahu i do dhe kënaqet me to, ose beson se Allahu i ka ndihmuar ata që t'i hapin ato kisha dhe të zbatojnë fenë e tyre, ose besojnë se ato janë afrim dhe bindje për Allahun, atëherë ai është qafir!
Shejkh 'Uthejmini: Allahu Ekber! Allahu Ekber! Pasha Allahun, shumë njerëz sot janë sprovuar me këtë gjë. Po! Besojnë që kishat janë shtëpitë e Allahut dhe janë faltore ku bëhet ibadet dhe vepra që janë bindje për Allahun. Ata pretendojnë që kush shkon atje për t'u afruar tek Allahu, në të vërtetë ata po afrohen tek Allahu me anë të atyre kishave. E siç po e shikoni edhe ju, kjo është kufër. Kështu që, çështja është e rrezikshme, ngaqë feja Islame është një, feja me të cilën Allahu është i Kënaqur për robërit e Tij është pikërisht kjo fe, feja që solli Muhamedi - 'alejhis-salatu ues-selam -. E çdo fe tjetër përveç fesë Islame nuk është fe, edhe nëse e konsiderojnë fe ithtarët e saj, ajo nuk është fe kurrsesi por është fe me të cilën adhurohet shejtani. Është e vërtetë që ata me atë fe adhurojnë shejtanin, por, por ama Zotin e Gjithëmëshirshëm kurrë nuk e adhurojnë.
Përktheu: Alban Malaj