Bismilah...

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi! Shkëlqesi e nderuar, po e dëgjoj këtë shprehje nga disa njerëz të cilën e thonë kur u ndodh një fatkeqësi, e ajo fjalë është: “Ky është ligji i jetës.”

 

Përgjigje: Kjo fjalë është sikur fjala e mushrikëve:

﴿ قَدۡ مَسَّ ءَابَآءَنَا ٱلضَّرَّآءُ وَٱلسَّرَّآءُ

“Edhe prindërit tanë kishin gëzime dhe hidhërime.” el-Araf, 95 [1]

Ai që thotë se ky është ligji i jetës, këtë fjalë e kanë thënë edhe njerëzit më përpara. Pra, mushrikët thonin: “Edhe prindërit tanë kishin gëzime dhe hidhërime.” E nuk merrnin mësim dhe këshilla kur këshilloheshin. Ata nuk thonin se kjo fatkeqësi është nga Allahu (si ndëshkim për ta).

Kjo shprehje (ligji i jetës) është e keqe. Njeriu nuk thotë: “Ky është ligji i jetës.” Por duhet të thotë: “Ky është ligji i Allahut për krijesat e Tij! Ky është caktimi i Allahut!” Atë që ka ndodhur ia atribuon Allahut, e nuk ia atribuon jetës. Nuk është larg që kjo shprehje t’i ngjajë fjalës së atyre që thonë:

﴿وَمَا يُهۡلِكُنَآ إِلَّا ٱلدَّهۡرُۚ

“Neve nuk na shuan tjetër gjë vetëm se koha.” el-Xhathijeh, 24 [2]

__________________

Shënim i përkthyesit:

[1] Taberiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu i Madhëruar tregon për mushrikët se ata thonin: “Neve nuk na shuan vetëm se kalimi i netëve, ditëve dhe jeta.” Këtë e thonin si përgënjeshtrim nga ana e tyre se s’ka një Zot për ta që i shuan dhe i bën të vdesin.” Tefsiru Taberij, 21/96

[2] Taberiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu tregon për popujt e mëhershëm të cilëve kur Allahu ua zëvendësonte gjendjen e mirë dhe rehatinë që kishin me një gjendje të keqe dhe pasiguri, e cila ishte ndëshkim dhe sprovë për ta, ata thonin: ‘Edhe etërit dhe paraardhësit tanë kanë përjetuar gjëra të tilla, kështu që edhe neve jemi njësoj si ata që herë kemi rehati dhe të mira dhe herë kemi vështirësi dhe të këqija.’ Këta të gjorë, u treguan të shkujdesur dhe nuk e falënderuan Allahun për begatitë që u jepte. Si pasojë e injorancës së tyre, u treguan moskokëçarës dhe nuk u penduan. Kështu, u zbriti dënimi i Allahut andej nga ata nuk e paramendonin.” Tefsiru Taberij, 10/332

 

Përktheu: Jeton Shasivari