Bismilah...

Autor: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër

Burimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 23

 

Emri:

El-Aliim (العَلِيمُ) - i Gjithëdijshmi

 

Ky emër ka ardhur në Kuran në më shumë se njëqind e pesëdhjetë vënde, thotë i Lartësuari:

یَخۡلُقُ مَا یَشَاۤءُۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِیمُ ٱلۡقَدِیرُ

“Ai krijon çka të dojë, Ai është më i Dijshmi, më i Fuqishmi.” Er-Rrum, 54

Dhe thotë i Lartësuari:

كَفَىٰ بِٱللَّهِ عَلِیمًا

“Mjafton që Allahu është i Gjithdijshëm.” En-Nisa, 70

Pra, dija e Tij përfshin anën e jashtme, të brendshme, të fshehtat dhe të dukshmet; dija e Tij përfshin botën e lartë dhe botën e poshtme, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.  Atij nuk i fshihet asgjë dhe Ai di çdo gjithçka. Ai di se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen si dhe e di atë gjë që nuk ka ndodhur në të kaluarën, sikur të ndodhte, si do të ishte. Dija e Tij përfshin gjithçka, Ai e di numrin e krijesave të Tij.

Besimi në këtë emër madhështor ka ndikim të begatë tek robi, madje ky emër është frikësuesi dhe këshilluesi më i madh.

Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dijetarët janë unanim se ky emër është këshilluesi dhe frikësuesi më i madh që ka zbritur nga qielli në tokë, ... thuajse në çdo faqe të Mus’hafit Fisnik që e shfleton, do ta hasësh në të këtë këshillues dhe frikësues të madh:

بِكُلِّ شَیۡءٍ عَلِیم

“Ai di gjithçka.”

وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِیر

“Allahu është i ditur për atë që ju punoni.”

یَعۡلَمُ مَا تُسِرُّونَ

“Ai e di atë që ju e fshihni.”

وَمَا تَسۡقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا یَعۡلَمُهَا

“Nuk ka ndonjë gjethe që bie veçse Ai e di atë.” el-Enam, 59

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَـٰنَ وَنَعۡلَمُ مَا تُوَسۡوِسُ بِهِۦ نَفۡسُهُ

“Ne e krijuam njeriun dhe Ne e dimë se çfarë i pëshpërit atij vetja e tij.” Kaf, 16

وَٱعۡلَمُوۤا۟ أَنَّ ٱللَّهَ یَعۡلَمُ مَا فِیۤ أَنفُسِكُمۡ فَٱحۡذَرُوهُ

“Dijeni se Allahu di atë që ju fshihni në vetet tuaja andaj frikësojuni Atij.” El-Bekare, 235

وَمَا تَكُونُ فِی شَأۡنٍ وَمَا تَتۡلُوا۟ مِنۡهُ مِن قُرۡءَانٍ وَلَا تَعۡمَلُونَ مِنۡ عَمَلٍ إِلَّا كُنَّا عَلَیۡكُمۡ شُهُودًا إِذۡ تُفِیضُونَ فِیهِ

“Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon ndonjë pjesë nga Kur'ani që të shpalli Ai, dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se Ne jemi Dëshmitarët tuaj, kur ju e veproni atë.” Junus, 61

Të gjithë ne duhet të marrim mësim nga ky kërcënues i madh dhe këshillues madhështor, dhe mos ta harrojmë atë, e si rrjedhojë të shkatërrojmë vetet tona.” El-Adhbu en-Nemir, 1/333-334.

 

Përktheu: Alban Malaj